VIDEO/ “Makth” për Skënderbeun, pas portierit të Partizanit edhe ishi i Tiranës u heq 3 pikët korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 18:44

VIDEO/ “Makth” për Skënderbeun, pas portierit të Partizanit edhe ishi i Tiranës u heq 3 pikët korçarëve

Skënderbeu po marshonte i sigurt drejt Abissnet Superiore, ndërsa duke qenë pesë javë larg fundit të Kategorisë së Parë gjërat po vështirësohen. Pogradeci është tashmë 6 pikë larg dhe me një ecuri të frikshme në javët e fundit. Laçi duke qenë 1 pikë larg, duket i pandalshëm pasi regjistron 13 fitore radhazi.

bandicam 2026-03-18 16-31-02-480

Skënderbeu e komplikoi rrugëtimin e tij sot, pasi barazoi pa gola ndaj Korabit. Mundësia e fitores ishte në këmbët e Saleh Nasr në pjesën e dytë, por gaboi nga penalltia përballë Leon Kozit. Ish-portieri i Tiranës kuptoi krahun e goditjes dhe largoi rrezikun në minutën e 55-të.

Skënderbeu e niste vitin me hap fals ndaj Luftëtarit në Korçë. Thuajse në të njëjtën minutë si sot, ishte Skander Tahri që i kthehej në makth Skënderbeut duke i pritur penallti. Tahri është i huazuar nga Partizani te Luftëtari. Të dy barazimet në shtëpi me Korabin dhe Luftëtarin, duke humbur penallti, mund t’i kushtojnë shtrenjtë Skënderbeut në fund.

Penalltia e pritur nga Kozi: (VIDEO)

Penalltia që priste Tahri: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL