VIDEO/ Luhet futboll vetëm në 25 minutat e fundit, Vllaznia dhe Teuta kënaqen me nga 1 pikë në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2025 | 23:56

VIDEO/ Luhet futboll vetëm në 25 minutat e fundit, Vllaznia dhe Teuta kënaqen me nga 1 pikë në “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida në “Loro Boriçi” u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. 

bandicam 2025-03-30 21-41-32-739

Futboll mund të thuhet se u luajt vetëm në 25 minutat e fundit të ndeshjes, që u mbyll në minutën e 95-të. Kjo pasi raste interesante u regjistruan nga minuta e 70-të.

Episodi kulminant i ndeshjes ishte me Delajn në pjesën e dytë, që i vetëm përballë portierit nuk ia doli të shënojë. Fillimisht Ferataj akordoi faull dhe karton të kuq për portierin Vata, që sipas tij e ndali në mënyrë të parregullt.

Pas rishikimit me VAR, vendimi u ndryshua. Rasti në fjalë u konsiderua simulim i Delajt. Kështu ndeshja i dha nga 1 pikë secilës prej skuadrave.

Vllaznia mbetet në vendin e tretë, tashmë 2 pikë larg Dinamos. Teuta mban vendin e gjashtë, por vetëm me 1 pikë më tepër se zona e ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VLLAZNIA 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.

90+3′ Kapllani ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Beshiraj nuk gjuan si duhet në zonë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Beshiraj merr vendin e Tomës te Teuta.

78′-80′ Ndodh gjithçka në Shkodër. Fillimisht akordohet faull në favor të Delajt dhe karton i kuq për portierin Vata, si lojtar i fundit te Teuta. Më pas është VAR që thërret kryesorin Ferataj, ndërsa ky i fundit ndryshon vendimin duke e konsideruar simulim. Delaj ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO) + (VIDEO)

78′ Jukaj i mohon golin Kapllanit. Të dyja skuadrat tregohen kërkuese.

77′ Gjuajtje për t’u harruar nga Mala. Topi përfundon larg kuadratit.

75′ Kruja provon direkt nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

74′ Kahrimanoviç merr vendin e Deliut te Vllaznia.

73′ Jukaj largon me vështirësi topin e goditur nga jashtë zone. (VIDEO)

73′ Vata grushton goditjen nga e djathta e sulmit të Vllaznisë. Sfida fiton ritmin që i kishte munguar. (VIDEO)

70′ Rasti i parë i artë i ndeshjes. Toma nuk gjen portën, pas harkimit të Peposhit. (VIDEO)

67′ Gjinollari dhe Kapllani marrin vendin e Çyrbjes dhe Boçit te Teuta.

62′ Sala provon me një goditje fluturimthi. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

56′ Çoba dhe Delaj marrin vendin e Mensah dhe Dodajt te Vllaznia.

54′ Pretendime për një rast te Teuta, kryesori Ferataj vijon lojën. (VIDEO)

50′ Pjesa e dytë, me të njëjtin ritëm si e para. Skuadrat tregohen të kujdesshme.

46′ Nis pjesa e dytë. Peposhi merr vendin e Arifit te Teuta.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-0.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Boçi nuk shfrytëzon si duhet hapësirat e krijuara. Mbrojtja e Vllaznisë largon topin nga mesfusha e saj.

38′ Boçi nga Teuta ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Te Vllaznia pretendojnë për penallti pas rrëzimit të Mensah. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

29’ Qato merr vendin e Bajramit te Vllaznia.

28’ Teuta shfaqet rrezikshëm për herë të parë te zona e Vllaznisë. Ishte Toma që nuk mbërriti topin e harkuar. Shkëndija nga Teuta. (VIDEO)

27′ Melos Bajrami largohet i dëmtuar te Vllaznia.

24′ Dodaj nuk ia del me portën bosh. Më parë ishte Mensah në pozicion jashtë loje, gjë që sinjalizohet pas përfundimit të aksionit. (VIDEO)

14′ Krosim i ulët nga Gurishta. Te Teuta tregohen të vëmendshëm dhe largojnë rrezikun.

13’ Vllaznia provon të qarkullojë topin. Teuta qëndron e tërhequr në mesfushën e saj.

11′ Vazhdojnë ndërhyrjet, por mungojnë kartonat nga gjyqtari Ferataj.

6′ Minuta të luftuara ato të parat, që përqëndrohen në mesfushë.

1′ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Jago, Mensah

Trajner: Tomas Brdariç

TEUTA: Vata, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Çyrbja, Arifi, Vila

Trajner: Bledar Hodo

PANORAMASPORT.AL