VIDEO/ Lojtarët e Teutës i largojnë nga krahët pasi kapen me Kërnajën, tension pas fitores së Partizanit në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2025 | 22:33

VIDEO/ Lojtarët e Teutës i largojnë nga krahët pasi kapen me Kërnajën, tension pas fitores së Partizanit në Durrës

Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit është mbyllur me fitoren 3-2 të kryeqytetasve, të cilët ia dolën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë të takimit. Një ndeshje e cila u dhuroi vazhdimisht momente tensioni dhe kishte të tilla edhe në fund të ndeshjes.

bandicam 2025-11-09 19-03-38-204

Në një përplasje të tillë u përfshi trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja, i cili shkoi të takonte gjyqtarët pas vërshëllimës përfundimtare. Aty kishte një shkëmbim me Përgjonin dhe Tolin e skuadrës durrsake të cilët nuk ngurruan t’i përgjigjeshin.

Situata u zgjidh nga vetë pjesëtarët e Teutës, me Beshirajn dhe Arifin të cilët shtynë e larguan trajnerin e Partizanit, ndërsa pjesëtarë të skuadrës durrsake mbajtën dy futbollistët e tjerë që situata të mos përshkallëzohej më tepër.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL