VIDEO/ Kualifikimi i Dinamos në finale, blutë festuan me 4 tifozët që ruheshin nga 10 policë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 22:05

VIDEO/ Kualifikimi i Dinamos në finale, blutë festuan me 4 tifozët që ruheshin nga 10 policë

Dinamo kaloi sot në finalen e Kupës së Shqipërisë duke mundur me shifrat 1-0 në Shkodër skuadrën e Vllaznisë. Një fitore që i siguroi finalen për të dytin vit radhazi ekipit të Dajës, i cili është fituesi në fuqi i trofeut.

sdffdsdsfdsfsdfdsfdfs

Pas vërshëllimës përfundimtare, lojtarët e Dinamos festuan në fushë dhe më pas shkuan edhe të festonin me mbështetësit e tyre në tribunën pas porte.

Ishin vetëm 4 të tillë, të cilët kishin shpalosur edhe parullat dhe flamujt e bluve, ndërsa siç shihet nga pamjet e “Sport nga Bajraktari”, ruheshin nga 10 policë të rreshtuar poshtë tyre në pistë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL