VIDEO/ Ilir Daja i jep leksion Kërnajës, Dinamo e fiton me përmbysje derbin e katër golave me Partizanin
Dinamo e Ilir Dajës ka rezultuar e fortë për Partizanin, duke fituar derbin me rezultatin 1-3 në stadiumin “Arena e Demave”. Dinamovitët e fituan me përmbysje takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.

Pjesa e parë foli më tepër për Partizanin, që gjeti golin me Rrok Tomën në minutën e 44-t. Më pas në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës reagoi duke funksionuar pas instruksioneve në dhomën e zhveshjes.
Fillimisht baraspeshën e vendosi Bregu me një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa faullin e kishte shkaktuar Sembene. Më pas goli i përmbysjes erdhi nga Guindo, që shfrytëzoi pasimin e Berishës. Ky i fundit nxori zbuluar mbrojtjen e Partizanit të Kërnajës.
Skuka kishte mundësinë e artë për të vendosur baraspeshën, por nuk u vendos si duhet. Kështu asistimi i Kazim Ogunlejes që bëri gjithçka mirë fillimisht, shkoi dëm. Prapavija e “demave” gaboi më pas edhe në golin e katërt të derbit. Kështu Janjeva i dha një top Nezirit, që detyroi Bytyçin të shkaktonte autogol.
Rezultati u vulos 1 me 3. Pas 18 javësh, Dinamo mban vendin e tretë me 9 pikë më tepër se Partizani i vendit të gjashtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PARTIZANI 1-3 DINAMO
44′ Toma – 48′ Bregu, 73′ Guindo, 90+2′(ag) Bytyçi
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja, Dinamo e fiton 1 me 3 derbin ndaj Partizanit.
90+4′ Dinamo pranë golit të katërt. Qardaku gabon në fund.
90+2′ GOOOL! Partizani 1-3 Dinamo/ Bytyçi shkakton autogol pas gabimit në pasim nga Janjeva. Ishte Neziri që hodhi një top drejt Berishës. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
88′ Jonuzi merr vendin e Bregut te Dinamo.
84′ Ogunleje bën gjithçka mirë, por deri te pasimi. Skuka nuk vendoset si duhet dhe golin e shënon në pozicion jashtë loje. VAR anulon golin. (VIDEO)

80′ Skuka merr karton të verdhë te Partizani për protesta.
78′ Shanaj merr vendin e Ismailit te Partizanit. Nga Dinamo largohet Guindo dhe aktivizohet Beqja.
78′ Dinamo pranë golit të tretë. Qirko ndal goditjen e Berishës, ndërsa më pas largon Sembene. (VIDEO)
73′ GOOOL! Partizani 1-2 Dinamo/ Pasim magjik i Berishës për Guindon. Dinamo përmbys rezultatin. (VIDEO)
69′ Largohen Nani dhe Vila, aktivizuohen Qardaku dhe Bernard Berisha te Dinamo.
68′ Rast i mirë për Dinamon. Qirko devijon, ndërsa Vila nuk përfiton.
66′ Toma i lë vendin Skukës te Partizani.
65′ Kazim Ogunleje nuk godet si duhet brenda zonës duke humbur një rast të pastër. (VIDEO)
65′ Karamba provon tjetër supergol te Dinamo. Topi shkon jashtë.
62′ Gudjufi nuk shfrytëzon si duhet pasimin e Mehmetit. Humbet rast për golin e avantazhit te Partizani. (VIDEO)
59′ Kola i lë vendin Gudjufit te Partizani.
59′ Te Dinamo pretendojnë penallti. Guindo rrëzohet në zonë duke reklamuar kontakt me Sembenen. Lata nuk është i këtij mendimi. (VIDEO)
57′ Qefalija provon si Toma nga jashtë zone. Sfera shkon larg kuadratit të mbrojtur nga Qirko.
56′ Toma provon me një goditje nga distanca. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
51′ Karton i verdhë për Ismailin.
50′ Tifozët e Partizanit, pikërisht grupimi “Ultras Guerrils”, ndezin atmosferën.

48′ GOOOL! Partizani 1-1 Dinamo/ Sembene shkakton faull, që ekzekutohet si duhet nga Bregu. Supergol i Dinamos. (VIDEO)
46′ Aktivizohen Kazim Ogunleje dhe Mehmeti, largohen Kontreras dhe Buxhelaj.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 1-0 Dinamo.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ GOOOL! Partizani 1-0 Dinamo/ Toma kalon Partizanin në avantazh. Fillimisht ishte Kola që i pasoi Kontrerasit, ndërsa ky i fundit gjeti menjëherë Isgandarlin. Sulmuesi azer nuk vonoi duke krosuar në zonë ku Toma nuk mund të gabonte me portën bosh. Rusta në VAR merr kohë për të konfirmuar golin. (VIDEO)

43′ Vila gjuan nga distanca. Topi përfundon larg portës së Partizanit.
40′ Bytyçi ndal topin e gjuajtur nga Karamba. Dinamo hidhet në sulm për golin e avantazhit.
36′ Kontreras humbet rastin e artë, pas gabimit të Ditës. Portieri Teqja shlyen gabimin e kapitenit të Dinamos. (VIDEO)
33′ Guindo provon nga jashtë zone, por në mënyrën e gabuar. Qirko e rinis nga fundorja.
28′ Te Dinamo nuk kuptohen si duhet. Kështu Guindo humbet një rast të mirë, për të kërcënuar portën e mbrojtur nga Qirko.
23′ Qirko kontrollon topin e goditur me kokë nga Vila. Dinamo shfaqet në zonën e Partizanit. (VIDEO)
15′ Rrok Toma provon me kokë pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
14′ Isgandarli hedh një krosim në zonën e Dinamos. Aty ku Buxhelaj nuk godet si duhet. (VIDEO)
7′ Tjetër goditje këndi për Dinamon. Guindo ndodhej në zonë i vetëm, ndërsa goditja e tij u devijua nga Sembene.
6′ Qefalija provon nga jashtë zone. Topi devijohet në këndore.
3′ Bregu flirton me golin që në fillim te Dinamo. Aty ndodhet Bytyçi, i cili largon rrezikun. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Sembene, Kola, Buxhelaj, Ismaili, Isgandarli, Toma, Kontreras
Trajner: Oltijon Kërnaja
Dinamo: Teqja; Neziri, Dita, Teikseira, Maliqi, Qefalija, Karamba, Vila, Nani, Guindo, Bregu
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













