VIDEO/ Humbja në finalen me Dinamon, drejtori sportiv i Egnatias kthehet 21 vite pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 22:03

VIDEO/ Humbja në finalen me Dinamon, drejtori sportiv i Egnatias kthehet 21 vite pas

Egnatia humbi finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa drejtori Klejdi Zenelaj ishte i sigurt për fitoren. Kampionët nuk ia dolën në fund, pasi u mposhtën nga Dinamo me rezultatin 3-2. Ndikim në stadiumin “Air Albania” pati edhe kartoni i kuq që në minutën e gjashtë nga Bakajoko.

bandicam 2026-05-14 16-02-06-529

Zenelaj ka publikuar së fundmi një video përmes rrjeteve sociale. Aty ku shfaqet një episod nga filmi “Batman Begins”, i cili daton 21 vite më parë.

“Çfarë do të bësh?”, është pyetja e ngritur. Ndërsa përgjigjia që vjen është: “Do e rindërtoj. Ashtu siç ishte, tullë për tullë”.

Ky motivim për Egnatian është para ndeshjeve të Final Four. Kampionët duan të fitojnë trofeun e tretë radhazi, ndërsa 3 pikë më tepër numërojnë Elbasani me Vllazninë.

Postimi i Klejdi Zenelajt: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL