VIDEO/ Gola me penallti, VAR dhe i kuq. Partizani dhe Bylisi e mbyllin me rezultatin më të pazakontë
Partizani dhe Bylisi kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në kryeqytet, duke mos arritur të ndryshojnë pozicionet e tyre ne renditjen e kampionatit.

Ballshiotët shënuan shpejt, por u arritën nga një penallti e të kuqve me Isgandarli, autor i disa rasteve të pabesueshme të humbura radhazi në fraksionin e parë të lojës.
Në të dytën, të kuqtë dukeshin në kontroll. Por një karton i kuq i Ismailit ndryshoi planet e kryeqytetasve dhe i dha mundësinë Bylisit të administronte lojën deri në fund, ku pavarësisht tentativave, asnjë nga ekipet nuk tundi rrjetën.
Kështu sfida u mbyll me barazim, atë që ishte rezultati më i pazakontë i skuadrave të cilat që prej 14 ndeshjesh radhazi shikonin vetëm fitues.
PARTIZANI-BYLIS 1-1
19′ (p) Isgandarli / 2’ Ferreira
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+2’ Momente kaosi pranë zonës së Bylisit me të kuqtë që sulmojnë, ndërsa ballshiotët pretendojnë për disa faulle që nuk jepen nga Koçi, as një prekje e topit me dorë e Shabanit në zonë.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Ka tension dhe përplasje në fushë mes Kamara dhe Janjevës, gjyqtari e zgjidh me këshillime. (VIDEO)
89’ Kundërsulm i rrezikshëm i ballshiotëve, Qirko del dhe kontrollon sferën.
88’ Janjeva dhe Preka marrin vendin e Muratajt dhe Bytyccit në radhët e Partizanit.
87’ Atanaskoski ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kamara. (VIDEO)
84’ Qaka nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër, Ozols kontrollon sferën.
83’ Adepoju dhe Akibu marrin vendin e Ferreria dhe Eminit në radhët e Bylisit.
82’ Krosim në zonë nga e djathta për Kontreras, ai nuk ia del të gjuajë në portë e më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
77’ Sidibe harkon nga e djathta, Kontreras gjuan me kokë por nuk gjen portën e ballshiotëve.
76’ Isgandarli dhe Doumbia i lënë vendin në fushë Shabanit dhe Qakës në radhët e Partizanit.
75’ Dumbia ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një sulm të ballshiotëve.
74’ Muriç merr vendin e Brunos të dëmtuar në radhët e Bylisit.
67’ Hjumën ndëshkohet me të verdhë pasi bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Ferreira. (VIDEO)
64’ Kontreras merr vendin e Tomës në radhët e Partizanit.
62’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Pedro i cili gjuan menjëherë me të djathtën por nuk gjen portën. (VIDEO)
54’-55’ Përgjoni nis një harkim në zonë, Ismaili ndal topin me dashje me dorë. Gjyqtari i tregon të verdhin por ftohet të shohë pamjet me VAR dhe aty pasi konstaton se lojtari ndaloi në rast për gol, i tregon të kuqin. (VIDEO)
52’ Predhë e Hjumën nga jashtë zonës, Ozols bën një mrekulli dhe ndal gjuajtjen e tij.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Murataj harkon nga e djathta e sulmit në zonë, Ozols del dhe mbërthen sferën.
43’ Pedro niset në shpejtësi dhe depërton në zonë nga e djathta, por në fund gabon plotësisht pasimin për shokët e skuadrës. (VIDEO)
41’ Ritmi ka rënë pak në këto minuta, pasi Bylisi po mbrohet duke mos lejuar aksione të rrezikshme të ekipit vendas.
35’ Edhe Toma ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Dimos.
33’ Sidibe ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Pedros.
30’ Emini është futbollisti i parë i ndëshkuar me të verdhë.
29’ Një pasim i gabuar mbrapa i jep mundësinë Hjumën të rrezikoje me një depërtim në të djathtën, por gjuajtja e tij gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)
22’ Tjetër depërtim në zonë në të djathtën i Sidibe, pasimi i tij gjen Isgandarli të vetëm por sulmuesi përsëri gabon duke fluturuar topin mbi traversë. (VIDEO)
19’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli me penallti. (VIDEO)
15’-18’ Sidibe nga e djathta harkon në shtyllën e dytë ku arrin Isgandarli i cili devijon topin e më pas goditet nga Marku. Sulmuesi i Partizanit proteston e më pas kryesori Koçi shkon të shohë pamjet në VAR, duke akorduar penallti për të kuqtë. (VIDEO) (VIDEO)

12’ Kundërsulm i Bylisit me Pedron, Sembene me kujdes e bllokon dhe sfera kontrollohet nga Qirko.
9’ Të kuqtë kanë mundësi të mirë për të shënuar golin e barazimit shumë shpejt, me një sulm nga e djathta ku Murataj gjen Isgandarli. Por sulmuesi gabon gjithçka duke çuar sferën mbi portë. (VIDEO)
7’ Partizani merr kontrollin e lojës pasi kërkon që të gjejë shpejt barazimin.
2’ GOOOL BYLISI! Avantazh i befasishëm i miqve, të cilët shfrytëzojnë një top të gabuar të vendasve dhe finalizojnë me një gjuajte të debutuesit Ferreira. (VIDEO)
1’ Nis takimi në “Arenën e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Bytyçi, Ismaili, Murataj, Hjumën, Dumbia, Sidibe, Isgandarli, Toma.
Trajner: Oltijon Kërnaja
BYLIS: Ozols, Bruno, Kane, Kamara, A. Marku, Përgjoni, Dimov, Emini, Koxhi, Pedro, Ferreira.
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













