VIDEO/ Gabimi i gjyqtarit dhe VAR-it në fund të Egnatia-Elbasani, penalltia duhej rigjuajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 23:56

VIDEO/ Gabimi i gjyqtarit dhe VAR-it në fund të Egnatia-Elbasani, penalltia duhej rigjuajtur

Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit është mbyllur me momente kaosi pas një goli të anuluar për ekipin verdheblu në shtesën e saj. Loukili pa gjuajtjen të ndalej nga Dajsinani dhe më pas Lajthiia shtyu topin ën rrjetë.

bandicam 2025-08-30 22-05-07-743

Por gjyqtaria Cjapi, dëgjoi udhëzimin e VAR-it dhe sinjalizoi për goditje dënimi në favor të Egnatias, duke anuluar golin. Nga VAR-i i bënë të ditur se Lajthia kishte hyrë në zonë para se të gjuhej topi nga shoku i tij i skuadrës.

Por në momentin në fjalë, dukshëm në zonë ishte edhe Ruçi i Egnatias. Ndaj kryesori dhe VAR-i, në vend që të anulonte golin, duhej të kishte sinjalizuar për ripërsëritje të kësaj penalltie, sipas asaj që parashikon Neni 14 i IFAB.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL