VIDEO/ Festa para kohe e dy lojtarëve të Partizanit, u tallën me Ze Gomesh pasi gaboi penalltinë e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2026 | 11:49

VIDEO/ Festa para kohe e dy lojtarëve të Partizanit, u tallën me Ze Gomesh pasi gaboi penalltinë e parë

Ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit që mbylli javën e 31-të të Superiores, dhuroi edhe një moment shumë të veçantë, pasi penalltia që solli golin e avantazhit të vendasve, u gjuajt dy herë.

bandicam 2026-04-14 11-40-37-182

Ze Gomesh u paraqit tek pika e bardhë dhe pas disa minutash provokime e vonesash, pa t’i pritej gjuajtja nga portieri Qirko. Një pritje që solli shpërthim emocional të të kuqve, të cilët festuan si të çmendur duke menduar se kishin shpëtuar.

Për më tepër, Janjeva dhe Buxhelaj, festuan duke iu drejtuar pikërisht Ze Gomesh, duke u tallur me sulmuesin.

SHIH VIDEON1 VIDEON2

Por për fatin e tyre të keq, rezultoi se penalltia duhej përsëritur pasi Qaka i cili largoi topin në këndore, kishte hyrë në zonë para kohe. Dhe në gjuajtjen e dytë festa e të kuqve kaloi në dëshpërim, pasi Ze Gomesh çoi topin në rrjetë duke mposhtur Qirkon e duke i hapur rrugë asaj që do të ishte një fitore spektakolare e Elbasanit.

PANORAMASPORT.AL