VIDEO/ Egnatia godet dy herë në shtesa, merr fitore me përmbysje në Kupë përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2026 | 23:51

VIDEO/ Egnatia godet dy herë në shtesa, merr fitore me përmbysje në Kupë përballë Teutës

Egnatia e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë të çerekfinaleve të luajtur ndaj Teutës në transfertë, ndonëse i është dashur të vuajë shumë për të mbyllur këtë sfidë me rezultat pozitiv.

bandicam 2026-02-10 18-21-13-055

Durrsakët shënuan shpejt me Arifin dhe më pas u munduan të administrojnë këtë avantazh, duke u goditur në mënyrë të papritur vetëm në shtesën e pjesës së parë nga goli i barazimit i Adjesa.

Pjesa e dytë ishte e përgjumur, pa raste nga skuadrat deri në minutat e fundit, ku u shpërdoruan disa të tillë, derisa erdhi gjuajtja po në shtesë e Kryeziut që mposht Selmanin dhe i dha Egnatias fitoren me diferecn3ë minimale në ndeshjen e parë.

TEUTA-EGNATIA 1-2
11′ Arifi / 45’+1′ Adjesa, 90’+1′ Kryeziu

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Egnatias.

90+6’ Zhongo dhe portieri gjeorgjian i Egnatias përplasen në frymën e fundit të takimit. Zhongo provoi të gjente golin e barazimit për Teutën. Rasti shikohet për një penallti të mundshme, ndërsa Alla dhe VAR e konfirmojnë çdo gjë si të rregullt. (VIDEO)

90’+1’ GOOOL EGNATIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkon te Kryeziu i cili nga jashtë zonës gjuan duke mposhtur Selmanin. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Karton i verdhë për Jazxhi.

89’ Mundësi e shkëlqyer edhe në anën tjetër ku Xheferson pas një harkimi nga e djathta, nuk arrin të devijojë në shtyllën e dytë, pak hapa larg portës. (VIDEO)

84’ Zhongo ndëshkohet me karton të verdhë.

83’ Xhemajli i dhuron topin Runeit dhe sulmuesi i Teutës shfaqet para portierit por nuk gjuan, duke bërë të mundur që ky i fundit t’i heqë sferën nga këmbët. (VIDEO)

83’ Xheferson zëvendëson Selmanin në radhët e Egnatias.

81’ Runei dhe Vila marrin vendin e Votlait dhe Boçit në radhët e Teutës.

76’ Albaneze i lë vendin Bakajoko në radhët e Egnatias.

73’ Fangaj nis një sulm të shpejtë nga e djathta, krosimi i tij është shumë i gabuar.

70’ Puco merr vendin e Arifit në radhët e Teutës.

68’ Aleksi, Buriç dhe Ruçi hyjnë në fushë në vend te Rodrigues, Adjesa dhe Fernando në radhët e Egnatias.

66’ Selmani nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet nga portieri I Teutës.

65’ Boçi përfiton nga gabimi i Xhemajlit për të marrë topin para zonës por e tepron me gjuajtjen që shkon shumë larg portës.

64’ Jazxhi nga e djathta pason në qendër ku askush nuk devijon topin që kalon mes shumë futbollistëve.

61’ Gonçalves dhe Ismajli i lënë vendin në fushë Fofana dhe Kolajt në radhët e Teutës.

58’ Albaneze nga e majta gjen Fernandon i cili në ecje e sipër gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Selmanit. (VIDEO)

55’ Fernando provon të rrezikojë më një goditje dënimi, mbrojtja e Teutës është e vëmendshme dhe largon topin.

47’ Pasiguri e Selmanit, Adjesa nuk përfiton pasi portieri arrin të shkelmojë topin në këmbët e tij duke fituar rivënien fundore.

46’ Nuk ka lëvizje nga trajnerët, nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet me shifrat 1-1 pjesa e parë.

45’+1’ GOOOL EGNATIA! Fangaj harkon në zonë nga e djathta, Adjesa përfiton nga vendosja e gabuar e mbrojtjes dhe mposht Selmanin. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Maçolli hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë që bllokohet nga mbrojtja e Egnatias.

41’ Albaneze nga e majta pason në qendër, Përgjoni largon sferën nga porta e më pas një devijim çon sferën në duart e Selmanit mes kaosit. (VIDEO)

40’ Arifi provon në pozicion ballor nga jashtë zonës, pa gjetur portën e rrogozhinasve.

34’ Përgjoni provon të hedhë një top në zonën kundërshtare, por e dërgon në duart e portierit Tandilashvili.

30’ Gonçalves hyn në zonë nga e majta dhe lëshon një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën e rrogozhinasve. (VIDEO)

27’ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Fernandos.

21’ Tjetër goditje dënimi nga e djathta e sulmit për Egnatian, mbrojtja vendase largon harkimin e Selmanit.

14’ Egnatia provon të rrezikojë me një goditje dënimi, por më pas është Albaneze që ndal Arifin në një tjetër kundërsulm të rrezikshëm të durrsakëve.

11’ GOOOL TEUTA! Ismajli nga e majta harkon një top në shtyllën e parë ku Arifi me kokë devijon sferën në rrjetë. (VIDEO)

6’ Pas një harkimi në të djathtën Jazxhi provon fillimisht me kokë e pastaj me roveshatë, por çon sferën në duart e portierit Tandilashvili. (VIDEO)

1′ Nis dueli në Durrës.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Ismajli, Boçi, Toli, Votlai, Maçolli, Gonçalves, Arifi

Trajner: Enkelejd Dobi

Egnatia: Tandilashvili; Adjesa, Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Fernando, Kryeziu, Selmani, Rodrigez, Albanese

Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL