VIDEO/ Egnatia cinike nuk fal më, Albaneze dhe Dajsinani i japin fitoren përballë rivalëve të Dinamos
Egnatia ka dhënë një tjetër sinjal se tashmë po “zgjohet” në rrugën drejt titullit duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë një kundërshtari direkt si Dinamo.

Rrogozhinasit kanë treguar ndryshe nga herët e tjera një lojë më pak dominuese, por më cinike përballë ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, teksa kanë shfrytëzuar maksimalisht rastet që iu shfaqën, duke shënuar në secilën pjesë loje me Albanezen.
Kurse dinamovitët nga ana tjetër krijuan më shumë raste, por ishin të pasaktë para portës, të ndalur nga Dajsinani në një formë spektakolare që u mohoi golin emrave si Bregu, Nani e Vila. Në fund, në minutat shtesë, erdhi goli i Qefaliajt, i cili shërbeu vetëm për statistika pasi vulosi suksesin 2-1 të Egnatias.
DINAMO-EGNATIA 1-2
90’+2′ Qefalija / 5′, 58′ Albaneze
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Egnatias.
90’+2’ GOOOL DINAMO! Qefalija me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës gjen golin për të shkurtuar diferencën. (VIDEO)
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
90’ Bregu gjuan nga distanca, sfera devijohet dhe shkon në kontrollin e Dajsinanit. (VIDEO)
90’ B. Berisha hyn në fushë në vend të Guindo në fundin e sfidës.
89’ Vila del në të majtën i vetëm në zonë, Dajsinani bllokon rrezen e portës. (VIDEO)
86’ Karamba i shtohet listës së lojtarëve që provojnë nga jashtë zonës, me topin që kalon mbi traversë. (VIDEO)
85’ Haime ndëshkohet me të verdhë për një faull.
85’ Vila nis një vertikalizim të mirë për Bregun i cili është një hap para dhe nuk merr kontrollin në zonë.
84’ Egnatia mundohet të qetësojë lojën me pasime të shumta, duke administruar minutat deri në fund.
79’ Sota merr vendin e Bakajoko në radhët e Egnatias.
74’ Haime dhe Jahaja marrin vendin e Alijev dhe Albaneze në radhët e Egnatias.
72’ Bregu nga e djathta gjuan me të majtën, këtë herë duke kaluar topin pak mbi traversën e Dajsinanit. (VIDEO)
69’ Qefalija ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Fernandos.
68’ Meksi, Lorran dhe Karamba hyjnë në fushë në vend të Qardakut, Nezirit dhe Maliqit në radhët e Dinamos.
67’ Bregu pason për Nani në të djathtën, gjuajtja e këtij të fundit shkon direkt në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
66’ Bregu provon me të djathtën nga distanca, topi nuk i afrohet portës së Dajsinanit.
64’ Xhemajli ndëshkohet me të verdhë për një mbajtje ndaj Guindos.
61’ Qefalija tenton përsëri me të majtën nga jashtë zonës, këtë herë duke mos gjetur portën e Egnatias.
58’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit fitojnë topin në mesfushën kundërshtare, pasimi i Fernandos shkon te Albaneze i cili me një gjuajtje mjeshtërore mposht Teqjen. (VIDEO)
55’ Qefalija provon nga jashtë zonës, Dajsinani pret topin në pozicion. (VIDEO)
53’ Bregu del në sulm në krahun e majtë, pason për Qardakun i cili gjuan por gjen përgjigjen e shkëlqyer të Dajsinanit. (VIDEO)
50’ Bakajoko nxjerr topin për Aleksin i cili gjuan nga jashtë zonës, me shënjestrën krejtësisht të gabuar që çon topin larg portës.
48’ Kundërsulm i shpejtë i Egnatias me Grudën i cili nga e djathta shfaqet para Teqjes, por gjuan duke gjetur devijimin e portierit në këndore. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Ruçin dhe Selmanin që i bëjnë vend Grudës dhe Kryeziut në radhët e Egnatias. Beqja ndërkohë i bën vend Qefaliajt në radhët e Dinamos.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Qardakut.
42’ Harkim nga e djathta për Bakajoko, i cili gjen hapësirën për të provuar me një roveshatë, e cila nuk gjen portën e Teqjes. (VIDEO)
38’ Sfida është shumë e luftuar me ndërhyrje te ashpra dhe kontestime të shumta ndaj gjyqtarëve, sidomos nga dinamovitët.
33’ Një harkim nga e majta e sulmit dinamovit nuk devijohet nga Guindo në zonë, ndërsa më pas është Nani i cili ndëshkohet për faull ndaj Alijev. (VIDEO)
31’ Maliqi ndëshkohet me të verdhë për protesta.
30’ Harkim nga këndi për DInamos, Dajsinani grushton dhe largon rrezikun. Maliqi më pas merr topin dhe nga e djathta tenton të harkojë në zonë, por gjen përsëri portierin e Egnatias të vëmendshëm.
22’ Bregu gjen hapësirën në zonë dhe gjuan, sfera devijohet dhe thuajse mposht Dajsinanin i cili me një devijim instinktiv shpëton katërkëndorin. (VIDEO)
15’ Dinamo më ngulmuese në mbajtjen e topit, por pa krijuar raste të rrezikshme para portës së Dajsinanit.
7’ Qardaku pretendon për një prekje të topit me dorë në zonë nga Xhemajli, Xhaja vazhdon lojën. (VIDEO)
5’ GOOOL EGNATIA! Xhemajli del deri në mesfushë, gjen Albanezen i cili shmang mbrojtësit dhe me një gjuajtje të befasishme nga e majta mposht Teqjen. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja; Teikseira, Dita, Neziri, Maliqi, Beqja, Qardaku, Nani, Guindo, Vila, Bregu
Trajner: Ilir Daja
Egnatia: Dajsinani; Alijev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Ruçi, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Albaneze, Selmani
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













