VIDEO/ Egnatia bën kampionen në “Niko Dovana”, Selmani dhe Dajsinani i vendosin “kurorën dimërore” rrogozhinasve
Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0-1, duke u shpallur kështu kampione e dimrit. Një përballje tepër emocionuese që pati gjithçka, teksa në fund ishin rrogozhinasit ata që festuan falë golit të Kastriot Selmanit dhe pritjeve shpëtimtare të portierit Dajsinani.

Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Falë këtij triumfi Egnatia u ngjit në kuotën e 37 pikëve në 18 javë. Kjo ishe fitorja e 11-të në total për ekipin e Tetovës.
FT
TEUTA 0-1 EGNATIA
Selmani 61′
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90+2′ Fantastik Dajsinani, që ndal gjuajtjen e Përgjonit nga goditja e dënimit, duke i mohuar baraspeshën vendasve. (VIDEO)
90+1′ Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Aljev ndëshkoht me kartonin e dytë të verdhë pas duelit me Jazxhi. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
86′ Tjetër karton i verdhë, kësaj here ndëshkohet Sota për ndërhyrje të gabuar ndaj Boçit.
77′ Aljev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.
74′ Teuta kërkon penallti pas kontaktit Poçi-Zhoel, por për gjyqtarin dhe për VAR-in gjithçka e rregullt. (VIDEO)
73′ Goditje dënimi për Teutën, provon Jurgens, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)
66′ Tre zëvendësime tek Egnatia, largohet Buriç, Gruda dhe Selmani në fushë Bakajoko, Jahaja dhe Poçi.
65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Beshiraj, vendin e tij e merr Zhoel.
61′ GOOOOL EGNATIA 0-1/ Selmani kalon në avantazh kampionët, pas asistit të Aleksis, sulmuesi nuk fal brenda zonës duke tundur rrjetën. (VIDEO)
58’Teuta gjen rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli anulohet nga VAR për pozcion jashtë loje. (VIDEO + VIDEO)
57′ Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar në mesfushë.
56′ Kundërsulm i rrezikshëm i Egnatias, me Haime, por gjuajtja e tij ishte qendrore.
53′ Teuta shfaqet më kërkuese në pjesën e dytë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Egnatias.
46′ Starton pjesa e dytë.
45’+3′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!
45’+2′ Beshiraj pretendon penallti, kryesori vijon lojën pasi e cilëson të rregullt. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
43′ Jurgens tregohet egoist, nuk pason për Beshiraj dhe tund rrjetën e jashtme të Dajsinanit. (VIDEO)
42′ Teuta tenton të dalë me shpejtësi me Jurgens, durrsakët nuk mund të bëjnë asgjë. (VIDEO)
41′ Luhen minutat e fundit të pjesës së parë.
38′ Alijev i heq nga këmbët Fadairos një top që mund të rezultonte fatal për Dajsinanin. (VIDEO)
34′ Ruçi karikon të djathën, sulmuesi i Egnatias nuk e gjen kuadratin e Selmanit. (VIDEO)
30′ Kërkoi këndin e majtë të Dajsinanit, Boçi godet me të djathtën, por nuk arrin të tund rrjetën. (VIDEO)
24′ Beshiraj nuk arrin të shënjestrojë si duhet, topi shkon jashtë. (VIDEO)
18’ Selmani pason për Ruçin, ka përplasje mes këtij të fundit dhe Tolit. (VIDEO)
13’ Jazxhi lihet i lirë në zonë dhe godet me kokë, por Dajsinani pret lehtësisht. (VIDEO)
13’ Boçi pason për Fadairo, ky i fundit godet me të djathtën, por bllokohet nga mbrojtja. (VIDEO)
12’ Beshiraj merr një top të mirë në zonë, por nuk arrin ta kap. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
8′ Minuta të qeta, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë.
1′ Starton ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Beshiraj, Jurgens, Boçi, Përgjoni, Fadairo, Toli, Votlai
TRAJNER: Enkeleid Dobi
EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Aleksi, Ndreca, Selmani, Haime, Kryeziu, Sota, Buriç, Gruda, Ruçi
TRAJNER: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













