VIDEO/ E turpshme! Përplasja e Policisë me tifozët, shikoni çfarë ndodhi pas sfidës në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2026 | 13:14

VIDEO/ E turpshme! Përplasja e Policisë me tifozët, shikoni çfarë ndodhi pas sfidës në “Loro Boriçi”

Pamjet të turpshme për Abissnet Superioren u regjistruan pas sfidës Vllaznia-Teuta. Kuqebluve u mjaftoi një gol për fitoren, teksa pas mbylljes së sfidës erdhi edhe përplasja mes tifozerive.

Screenshot 2026-04-13 131332

Disa prej tifozëve të Vllaznisë lanë sektorët e tyre, për të sulmuar ata të Teutës. Më pas pati edhe përplasje të turpshme mes Policisë dhe tifozëve nga Durrësi.

Ndërkohë që nuk munguan shoqërimet nga Policia për tifozët e Teutës, që kishin udhëtuar në transfertë. Kujtojmë se sfida dje ishte e tensionuar me ofendime jashtë fushës së blertë, ndërsa dy tifozeritë kanë rivalitet prej vitesh.

Një situatë e ngjashme u regjistrua në pushimin e ndeshjes Teuta-Vllaznia në stadiumin “Niko Dovana” këtë sezon. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF nuk mori masa me dënime, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë këtë herë.

Përplasja mes Policisë dhe tifozëve të Teutës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL