VIDEO/ E gjithë loja bëhet në 12 minuta shtesë! Raste flagrante dhe VAR protagonist, Teuta me Elbasanin ndajnë pikët në “Niko Dovana”
Supersfida mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll pa gola në “Niko Dovana”.

Vendasit prodhuan më shumë raste teksa portieri i skuadrës mike, Janaçek shpëtoi disa herë portën. Gjithashtu edhe verdheblutë krijuan, por kishin edhe fatin në anën e tyre. Ndeshja u ndalua për 10 minuta për shkak të ndezjes së flakadantëve dhe tymi “pushtoi” fushën. Më pas u fikën edhe dritat në stadium.
Emocionet më të mëdha u dhuruan në 12 minutat shtesë ku verdheblutë shpëtun portën në vijën fatale dhe Jazxhi shpërdoroi rastin ideal me kokë. Në lojë u fut edhe VAR, ku vendasit pretenduan penallti por pas kontrollimit, Hamiti vijoi lojën. Kështu u mbyll ndeshja e javës së 14-të.
TEUTA 0-0 ELBASANI
NGJARJET KRYESORE
90’+13′ Mbyllet sfida pa gola!
90’+8’ Teuta pretendon penallti, Hamiti dhe VAR thonë jo dhe vazhdon loja. (VIDEO)
90’+6’ Jazxhi ka mundësinë për ti dhuruar fitoren Teutës, por gabon me goditjen me kokë. (VIDEO)
90’+4’ Teuta bëhet gati të festojë me Kotobellin, te Elbasani shpëtojnë mrekullisht portën. (VIDEO) (VIDEO)
90’+2’ Maçolli tenton sërish për golin, Janaçek e pret lehtësisht.
90’ Akordohen 12 minuta lojë.
86’ Kërkohet top i prekur me dorë nga Elbasani, pas konsultimit me VAR, Hamiti vijon lojën dhe nuk akordon asgjë. (VIDEO)
82’ Jurgens tenton portën e verdhebluve, shtylla i mohon golin e avantazhit Teutës. (VIDEO)
80’ Dialo kërkon zëvendësimin, Gvozdenoviç i beson Kasës.
79’ Beshiraj dhe Toli largohen nga fusha, Dobi fut në lojë Jazxhi dhe Torraj.
77’ Loukili mbyll ndeshjen, vendin e tij e merr Bunjaku.
76’ Mundësi ideale për verdheblutë, Selmani parashikon lëvizjen e kundështarit dhe arrin të largojë rrezikun. (VIDEO)
71’ Largohen Arifi dhe Jakub, ka minuta për Vidal dhe Olivera.
69’ Ka përplasje në mesfushë mes 3 lojtarëve, ndëshkohet Olberkis me karton të verdhë. (VIDEO)
64’ Qose largohet nga loja, aktivizohet Ze Gomesh.
54’- 60′ Ikin dritat në “Niko Dovana”, mungojnë prej 6 minutash. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)
50’-54’ Atmosferë elektrizuese! “Djemtë e Detit” ndezin flakadantët dhe Hamiti ndalon lojën përkohësisht nga tymi që pushton fushën. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)
49’ Jakub nxjerr një top për Beshirajn, ky i fundit godet rrjetën e jashtme. (VIDEO)
47’ Beshiraj godet drejt portës, Janaçek bën sërish shpëtimtarin për skuadrën e Gvozdenoviçit. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.
45’+2′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!
45’ Akordohen 2 minuta shtesë.
43’ Teuta tenton te niset me kundërsulm, Janaçek del para portës dhe largon rrezikun. (VIDEO)
42’ Loukili tenton të shërbejë në zonë, topi devijohet në këndore. (VIDEO)
37’ Qose tregohet egoist dhe provon vetë duke e dërguar topin në tribunë, ndërsa Dialo ishte i lirë. (VIDEO)
35’ Maçolli godet me të djathtën potente nga distance, Janaçek bën heroin për verdheblutë.
28’ Nervozizëm në mesfushë, Hamiti ndëshkon me të verdhë Qosen, Ibrahim Abas dhe Boçin. (VIDEO)
22’ Elbasani tregohet më kërkues për golin, shkon afër portës së bluve, por nuk arrin të tund rrjetën. (VIDEO)
18’ Jakub tenton portën, bllokohet nga kapiteni Lulaj.
15′ Minuta të mira nga të dyja skuadrat, qarkullohet topi në mesfushë.
10’ Qose bën gafën dhe i dhuron topin Arifit, ky i fundit nuk përfiton për ta dërguar topin në rrjetën e Janaçek. (VIDEO)
9’ Lokulili provon me të djathtën, por topi shkon te Dialo i cili tenton roveshatën por sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)
8’ Lajthia avancon me topin dhe e dërgon në zonë, verdhevblutë tentojnë të bëjnë diccka, por pa rezultat. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Beshiraj, Boçi, Kotobelli, Përgjoni,Jakub, Arifi, Toli, Vila
TRAJNER: Enkeleid Dobi
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Loukili, Lajthia, Ibrahim Abas, Manellari, Musta, Qose, Dialo
TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













