VIDEO/ Dinamo humbet derbin, Partizani me rezervat i jep goditjen e rëndë në garën për titull kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 17:59

VIDEO/ Dinamo humbet derbin, Partizani me rezervat i jep goditjen e rëndë në garën për titull kampion

Partizani ka tronditur Dinamon e Ilir Dajës duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Derbi tek “Arena e Demave” i pa të kuqtë që të luanin me rezervat, por të fitonin dhe ta nxirrnin Dinamon nga gara për titull kampion.

bandicam 2026-05-10 16-35-36-306

Dy gola nga Albers Keko u shënuan në pjesën e parë. Në të dytën Koma ngushtoi rezultatin, por dinamovitët nuk arritën të ndryshojnë fatin e takimit.

Partizani e mbyll sezonin pa trajner, pa Europë dhe pa Final Four. Dinamo ndërkohë shpreson të fitojë Kupën, pasi llogaritë për titull kampion tashmë shikohen si të mbyllura.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 2-1 DINAMO

16′, 32′ Keko – 56′ Koma

Goli i parë i Kekos: (VIDEO)

Goli i dytë i Kekos: (VIDEO)

Goli i Komës: (VIDEO)

Karton i kuq për Metajn te Dinamo.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Zadeja; Janjeva, Jata, Keko, Kola, Kote, Malaj, Buxhelaj, Shabani, Sarjo, Bunkhoev

Trajner: Realf Zhivanaj

DINAMO: Kiri; Ismaili, Gudiabi, Vila, Berisha, Ferruku, Meksi, Beqja, Koma, Xhejms, Loran

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL