VIDEO/ Dinamo e pafuqishme përballë Egnatias, kampionët fillojnë arratinë në krye të Superiores
Egnatia ka mposhtur Dinamon me rezultatin e pastër 2-0. Sfida e javës së 28-të u vendos nga penalltia e Lushkjes dhe supergoli i Ujkës. Të dyja episodet erdhën në pjesën e parë.

Egntia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Lushkja u largua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Dinamovitët kishin rastet e tyre, por dominimi i vendasve në shtëpi ishte i dukshëm.
Egnatia ka 52 pikë në krye të Superiores, 3 më tepër se Vllaznia dhe 5 më shumë se Dinamo.
REZULTATI PËFUNDIMTAR
EGNATIA 2-0 DINAMO
19′(Lushkja), 39′ Ujka
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Egnatias, 2-0.
90+6′ Largohen Fangaj dhe Alijev, aktivizohen Duka dhe Madani.
90+5′ Vila tenton me kokë brenda zone, por topi përfundon mbi kuadratin e mbrojtur nga Dajsinani.
90+1′ Qardaku provon në zonën e Egnatias. Gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja fillimisht më pas Dajsinani kontrollon pa problem. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
89′ Lushkja merr kartonin e dytë verdhë dhe largohet me të kuq. (VIDEO)
88′ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë.
86′ Leo Melo merr vendin e Bakajokos tek Egnatia.
83′ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Plot 3 zëvendësime te Dinamo. Largohen Mandela, Nani dhe Bregu. Aktivizohen Qardaku, Vila dhe Doçi.
81′ Lushkja pranë golit të tretë për Egnatian. Topi i goditur prej tij devijohet nga Teqja dhe gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
76′ Ujka ka nevojë për ndihmë mjekësore.
72′ Dylys merr vendin e Jahajas dhe Guindo të Kasës.
70′ Minuta të qeta me vendasit që kanë avantazhin e dy golave.
66′ Jonuzi merr vendin e Qefalijës së dëmtuar.
62′ Bregu bën gjithçka si duhet deri te goditja. Në fund topi i gjuajtur prej tij devijohet nga Dajsinani në këndore. (VIDEO)
61′ Zabërgja futet në zonën e Egnatias. Është Sota që mbyll hapësirat për sulmuesin e dinamovitëve.
60′ Gjuajtja e Ujkës nga jashtë zone përfundon jashtë. (VIDEO)
56′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë.
54′ Te Dinamo nuk u besojnë syve. Nani godet traversën, pasi kishte kontrolluar si duhet topin në zonë. (VIDEO)
51′ Toli i lë vendin Karambës te Dinamo.
48′ Kasa ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0 për Egnatian.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
43′ Dajsinani i mohon Dinamos mundësinë për të rihapur ndeshjen. Devijon topin në këndore me reflekset e tij. (VIDEO)
39′ GOOOL! Egnatia 2-0 Dinamo/ Ujka shënon një supergol. Lojtari i Egnatia godet nga jashtë zone dhe Teqja nuk mund ta ndalë. (VIDEO)
35′ Nani bën gjithçka mirë, por gabon te goditja e fundit. Dajsinani i mohon golin dinamovitëve. (VIDEO)
34′ Regi Lushkja pranë supergolit. Travera ia mohon, teksa Teqja ishte i mposhtur. (VIDEO)
29′ Nani preferon të bëjë gjithçka vetë duke mos i pasuar Mandelës. Topi i goditur përfundon jashtë. (VIDEO)
27′ Sërish Teqja. Portieri i Dinamos pret topin pranë vijës fatala. Sfida vijon 1-0 në favor të vendasve. (VIDEO)
26′ Teqja ndal Xhemajlin. Egnatia kërkon me ngulm golin e dytë. (VIDEO)
25′ Aldo Teqja ndal Bakajokon, i cili kërkoi të bënte gjithçka vetë. Këndore për Egnatian. (VIDEO)
23′ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Dinamon. Gjuajtja e Bregut ndalet në murin mbrojtës. (VIDEO)
15′-19′ GOOOL!/ Egnatia 1-0 Dinamo/ Lushkja nuk gabon nga penalltia. Bakajoko fiton 11-metërsh, por është anësori që prish festën duke akorduar pozicion jashtë loje. Pas rishikimit me VAR, konsiderohet pozicion i rregullt. Portieri Teqja ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO) + (VIDEO)

11′ Eljon Sota nuk ia del të godasë si duhet me kokë. Topi përfundon jashtë dhe gjithçka rinis nga portieri Teqja. (VIDEO)
7′ Bregu nuk arrin të finalizojë te Dinamo. Mundësi e artë për avantazhin. (VIDEO)
4′ Tjetër rast për Egnatian. Goditja e Lushkjes devijohet në këndore. (VIDEO)
2′ Egnatia shfaqet rrezikshëm me Bakajokon në fillimin e sfidës. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani, Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Fernando, Ujka, Lushkja, Kasa, Jahaja, Bakajoko
Trajner: Edlir Tetova
Dinamo: Teqja, Hoxha, Loran, Aliji, Meksi, Toli, Qefalija, Nani, Zabërgja, Itodo, Bregu
Trajner Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













