VIDEO/ “Çdo javë ka presion dhe kemi nevojë për pikë”, Gvozdenoviç: Jam krenar për skuadrën, luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 21:23

VIDEO/ “Çdo javë ka presion dhe kemi nevojë për pikë”, Gvozdenoviç: Jam krenar për skuadrën, luftojmë deri në fund

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç nuk është i kënaqur me barazimin, por padyshim është i lumtur për faktin që ndodhen vendin e parë të tabelës.bandicam 2025-11-28 21-10-03-396“I provuam të gjitha, nga fillimi deri në sekondat e fundit. Në mendimin tim ishim skuadra e mirë, dominuam, por mungoi një gol, ose mungoi pasi i fundit apo një durim përpara portës. Nuk ishin shumë raste, por kishte disa në pjesën e parë për gol, ishte Diallo gjuajtje në portë, ishte nga Ibrahimi, ishin rastet, por nuk erdhi goli. Kjo është situata, çdo pikë ka vlerë, kampionati është shumë i gjatë dhe i fortë edhe nuk mund të them që jam i kënaqur me një pikë, por jam krenar për skuadrën për pikët se kemi 25 dhe nuk janë pak. Nuk jemi shumë të kënaqur, por jemi në vendin e parë, kjo është e bukur, kampionati është i gjatë i fortë, çdo javë ka presion, çdo javë kemi nevojë për pikët dhe do luftojmë deri në fund”, përfundoi Gvozdenoviç. (VIDEO)

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT