Postuar: Shkurt 27, 2026 | 19:15
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në “Loro Boriçi”, tifozët e Vllaznisë ndezin stadiumin në “Klasiken” me Tiranën
Sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës është supersfida e javës 26 në Superiore. Ky takim filloi prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tifozët e Vllaznisë kanë dhuruar një dekor fantastik para fillimit të ndeshjes. Ndërkohë asnjëherë tjetër në këtë sezon, nuk është parë ky numër i lartë tifozësh.
Vllaznia kryeson kampionatin, ndërsa Tirana mban vendin e parafundit në renditje. Synim i kuqebluve është rikthimi te titulli kampion, që mungon prej vitit 2001.
Pamje nga atmosfera: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













