VIDEO/ Atmosferë e pazakontë para ndeshjes së Partizanit. Ka radhë vetëm për qofte e birra, stadiumi si një disko me DJ në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2025 | 18:31

VIDEO/ Atmosferë e pazakontë para ndeshjes së Partizanit. Ka radhë vetëm për qofte e birra, stadiumi si një disko me DJ në tribunë

Nga i dërguari ynë në Talin, Emanuel Loci
Partizanin e ka pritur një atmosferë e veçantë në stadiumin në Talin ku luhej ndeshja ndaj Nome Kalju në turin e parë të Ligës së Konferencës. Klubi vendas prej ditësh u kishte bërë thirrje tifozëve të mbushnin shkallët e impiantit për të mbështetur ekipin dhe për të përjetuar një pasdite ndryshe.

WhatsApp Image 2025-07-10 at 6.21.37 PM

Nën një shi të lehtë, tifozët vendas nisën të vinin në stadium që një orë e gjysmë para ndeshjes. Por radha nuk ishte për të hyrë në tribunë, por për të shkuar te një tendë në krah të saj, ku shiteshin qofte dhe birra për të gjithë mbështetësit që pritnin fillimin e takimit, në një atmosferë mjaft të qetë sa u përket mbështetësve të skuadrës.

WhatsApp Image 2025-07-10 at 6.21.03 PM

Ai që e bënte atmosferën pak më të zhurmshme ishte një DJ i cili me mikserin e tij ishte vendosur në tribunën qendrore të stadiumit. Në kontrast të plotë me atmosferën e qetë në stadium, muzika e diskos që dilte nga altoparlantët, e bënte pragsfidën e të kuqve shumë më të veçantë se ndeshjet e tjera që ata kanë luajtur në Europë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL