VIDEO/ Asist nga Rashica, tjetër gol nga sulmues i larguar nga Dinamo. Metalist fluturon në kampionatin ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 19:36

VIDEO/ Asist nga Rashica, tjetër gol nga sulmues i larguar nga Dinamo. Metalist fluturon në kampionatin ukrainas

Klubi i Metalist 1925 pe ka nisur me një ritëm të lartë këtë sezon në kampionatin ukrainas, duke u shfaqur menjëherë në grupin e sipërm të tabelës së klasifikimit. Dhe gjithçka vjen edhe falë lojtarëve që ka afruar së fundmi nga Superiorja.

bandicam 2025-08-30 19-28-06-965

Në ndeshjen e sotme përballë Rukh Lviv, protagonistë u bënë përsëri futbollistët që vinin nga kampionati ynë. Ermir Rashica ishte ai i cili në minutën e 26-të dha një asist perfekt për golin e avantazhit.

SHIH VIDEON

Në fundin e këtij fraksioni loje, Itodo Mandela mori topin në kufijtë e zonës dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar shifrat e vulosur fitoren 2-0 për Metalsit. Për nigerianin ky ishte goli i parë në kampionat pas atij që kishte shënuar në Kupë me fanellën e kësaj skuadre.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL