VIDEO/ Afrimi i Tiranës me zonën e “play out”, shikoni reagimin e trajnerit Nuhiju pas sfidës në Vorë
Tirana barazoi 1 me 1 përballë Vorës, pikërisht me një kundërshtar direkt për mbijetesën. Bardheblutë mund edhe ta fitonin, por ishin pafat në fundin e takimit ku u ndalën nga shtylla dhe traversa. Trajneri Ardijan Nuhiju u shfaq i kënaqur sa i përket mënyrës si ekipi po reagon.

Kjo u vërejt edhe pas vërshëllimës përfundimtare. Trajneri Nuhiju shfaqet duke përshëndetur me entuziazëm një pjesëtar të stafit.
Tirana qëndron pa humbje prej pesë ndeshjesh ku edhe ka fituar një. Bardheblutë mbeten në vendin e fundit, por tashmë janë vetëm 4 pikë larg zonës së “play out”. Më parë kjo diferencë ishte 7 pikë.
Nuhiju e drejton Tiranën që nga fillimi i nëntorit ndaj Bylisit. Në 11 javë numëron një fitore, pesë barazime dhe po aq humbje. Ecuria e pesë javëve të fundit bën që të shtohet besimi.
Reagimi i Ardijan Nuhijut: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













