VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Nga viti 2023, ku luajnë lojtarët e Partizanit që u shpallën kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 19:02

VËZHGIMI I “PANORAMA SPORT”/ Nga viti 2023, ku luajnë lojtarët e Partizanit që u shpallën kampion

Partizani fitoi titullin e fundit kampion në vitin 2023. Të kuqtë patën mundësi për trofeun e 18- të edhe një vit më vonë, pasi luajtën finalen e “Final Four” me Egnatian, por u mposhtën 1 me 0 në “Air Albania”. IMG_9374-1024x683Situatë e ngjashme u përsërit edhe në edicionin e fundit ku Egnatia e eliminoi Partizanin në gjysmëfinalen e “Final Four”. Barazimi pa gola u vlente rrogozhinasve, që e kishin mbyllur klasifikimin e përgjithshëm të pozicionuar më sipër. Partizani i edicionit 2022/ 23 pati një skuadër mjaft simpatike, që megjithatë kishte vështirësitë e saj. Titulli kampion u arrit me pikë të barabarta me Tiranën.

“Panorama Sport” ka vëzhguar skuadrën e atij edicioni, për të treguar ku luajnë tani pjesa më e madhe e lojtarëve. Shtatë aktorë prej asaj skuadre janë pjesë e Partizanit aktualisht. Bëhet fjalë për Alban Hoxhën, Skandër Tahrin, Marçelino Prekën, David Atanaskoskin, Saliu Sembenen, Paulo Buxhelajn dhe Gjergji Koten. Pjesa tjetër ka vazhduar aventura të reja, ndërsa disa lojtarë janë pa ekip.

PJESË E EKIPIT– Partizani ka ruajtur disa lojtarë gjatë kësaj kohe. Alban Hoxha është senatori i Partizanit, që nuk u ndahet të kuqve nga viti 2013. Shembulli i tij deri tani është unik për Superioren. Më tej vijnë Sembene, Preka, Kote, Tahri, Buxhelaj dhe Atanaskoski. Ky i fundit u largua verën e kaluar, por zgjodhi të rikthehet sërish këtë vit. Atanaskoski është i vetmi që ka mbetur dhe në sezonin e titullit aktivizohej rregullisht. Sembene dhe Preka janë kthyer tashmë në garanci për mbrojtjen dhe bashkë me Buxhelajn janë më të vjetrit e skuadrës pas Hoxhës. Gjergji Kote ndërkohë është emri që spikati vetëm në edicionin e kaluar dhe pritshmëritë janë të mëdha. Portieri Tahri është alternativë për stolin që vjen nga ekipet e moshave. Dhe pse nuk ka pasur hapësira, gjithmonë ka qëndruar i gatshëm te Partizani.

PA EKIP- Partizani ka katër lojtarë të skuadrës së atij edicioni, që tashmë janë pa ekip. Bëhet fjalë për dy titullarë, Bekim Rexhepi dhe Viktor da Silva. Si dhe Orjel Muratin dhe Fabian Shahajn. Dy sulmues që nuk patën hapësira në ekipin e Partizanit dhe prej kohësh kanë mbetur pa një skuadër. Da Silva ishte një ndër më të dalluarit e “Demave” në pjesën e dytë të sezonit ku u arrit titulli. Kontributi i tij ishte me gola, ndërsa ishte ndryshe golashënuesi i dytë më i mirë në Superiore. Vendin e parë asokohe e mbante Florent Hasani. Pas disa problemeve me trajnerin Zekiç dhe po ashtu dëmtimeve, Da Silva humbi vendin te Partizani. Bekim Rexhepi ishte portier titullar. Shkëputja e kontratës erdhi pas afrimit të Pano Qirkos, ndërsa nga janari i këtij viti kur e mbylli me Dukagjinin, është pa ekip.

TË SHITUR- Partizani ka fituar të ardhura të konsiderueshme nga shitja e disa lojtarëve, që ishin pjesë e ekipit kampion. Dhe pse jo të gjithë u shitën menjëherë pas atij edicioni, të larguar duke sjellë përfitim janë: Maget Gueje, Masanga Matondo, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Kristian Mba dhe Tedi Cara. Lojtarë që patën kontribut të madh te Partizani i viteve të fundit. Duhet thënë edhe se mungesa e disave prej tyre ndihet tashmë, sidomos e mesfushorëve si Maget, Matondo dhe Rrapaj. Lojtarët e përmendur më sipër janë shitur në Spanjë, Turqi dhe Ukrainë, që ka qenë destinacion i preferuar së fundmi.

NË SUPERIORE- Janë disa prej futbollistëve të larguar, që Partizani do i ketë rivalë në këtë edicion. Bëhet fjalë për Muratajn e Flamurtarit, Sotën e Egnatias, Zunën e Vorës, Çelajn te Bylis dhe Mensah i Vllaznisë. Me përjashtim të Zunës dhe Çelajt, lojtarët e tjerë merrnin minuta të rëndësishme shpeshherë. Te Partizani u largua pa sjellë të ardhura. Murataj për shkak dëmtimi, Sota sepse nuk pranoi rinovimin. Mensah është rast disi më i veçantë, pasi kartoni i tij u ble nga Skënderbeu. Duke qenë jashtë pritshmërive, palët ndërprenë bashkëpunimin në verën e kaluar. LISTA- Lista e nxjerrë nga “Panorama Sport” përbëhet me të gjithë lojtarët, që qëndronin qoftë edhe në stol për Partizanin në pjesën e dytë të sezonit ku u fitua titulli. Përjashtim bëjnë futbollistë si Skuka, pasi u larguan në merkaton e dimrit.DSFDGPANORAMASPORT.AL