Vetëm 200 tifozë për Tiranën, Partizani zyrtarizon axhendën e derbit në “Arena e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2025 | 22:08

Vetëm 200 tifozë për Tiranën, Partizani zyrtarizon axhendën e derbit në “Arena e Demave”

Partizani dhe Tirana do të përballen në stadiumin “Arena e Demave”, ditën e diel ora 13:30. Tashmë është zyrtare që stadiumi i “demave” do të presë për herë të parë derbin e kryeqytetit.

Screenshot 2025-02-06 150749

“Panorama Sport” mëson se në dispozicion të tifozëve të Tiranës do të ketë vetem 200 bileta, aq sa mban edhe sektori mik. Kjo shifër përkon dhe me 5% e kapacitetit të stadiumit.

Në këtë takim pritet të ketë forca sigurie të shtuara. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë e treta për këtë sezon, ndërsa dy të mëparshmet janë mbyllur me barazim pa gola.

PANORAMASPORT.AL