Vetëm 0,750 pikë! Situata bëhet shqetësuese, kampionatin shqiptar e kalon një tjetër vend në renditjen e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 23:12

Vetëm 0,750 pikë! Situata bëhet shqetësuese, kampionatin shqiptar e kalon një tjetër vend në renditjen e UEFA-s

Kampionati shqiptar tashmë është vetëm 5 shkallë larg rënies në zonën e padëshiruar, atë ku do të detyrohet që të përfaqësohet me një skuadër më pak në kompeticionet e UEFA-s.

superiore uefa

Barazimi i sotëm i Buduçnostit ndaj Milsamit në Ligën e Konferencës, bëri të mundur që kampionatiti Malit të Zi të kapërcejë tashmë atë shqiptar dhe të ngjitet në vendin e 45-të, duke ulur një shkallë më poshtë Superioren në renditjen e UEFA-s.

gfhfghgfhgfhgfgfh

Kësisoj, një diferencë prej vetëm 0,750 pikësh ndan kampionatin shqiptar nga vendi i 51-të, ai nga ku pjesëmarrja në kompeticionet europiane zbret në 3 skuadra. Situata bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe nëse klubet shqiptare këtë të enjte apo atë pasardhëse nuk regjistrojnë rezultat pozitive, humbja e një ekipi në Europë mund të bëhet fakt i pakthyeshëm.

PANORAMASPORT.AL