Veselinoviç zyrtarizohet nga klubi i ri, ish-trajneri i Partizanit rikthehet te toka e milionave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 15:57

Veselinoviç zyrtarizohet nga klubi i ri, ish-trajneri i Partizanit rikthehet te toka e milionave

Aleksandër Veselinovic është prezantuar si trajner i ri i Muaither FC. Klubi që luan në ligën e dytë të Katarit e ka prezantuar trajnerin serb para disa ditëve.

Screenshot 2025-07-23 154144

Veselinoviç ishte pa ekip nga shkurti, kur edhe u largua nga Partizani. Në krye të kuqve qëndroi për 26 ndeshje ku fillimisht u mbajt mend, që ekipi nuk pësonte humbje. Dhe pse barazimet ishin të shumta.

Më pas në janar Partizani pati ndryshime rrënjësore. Trajner serb u ankua për zhvillimet në klubin e kuq, ndërsa tregoi se objektiv i tij ishte shpallja kampion.

Largimi i paralajmëruar erdhi në shkurt, pas dy humbjeve radhazi me Egnatian dhe Bylisin. Asokohe fitorja mungonte prej gjashtë ndeshjesh.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL