Postuar: Maj 26, 2026 | 22:17
U shfaq në stërvitje me Vllazninë e Martinit, largohet sulmuesi dhe arrin akordin me klubin e ri
Kevin Zefi do e vazhdojë karrierën te Sligo Rovers. Sulmuesi shqiptar u rikthye në Irlandë ku gjeti edhe klub, pikërisht te klubi i elitës.

Kontrata është firmosur deri në fund të sezonit, pra me vlefshmëri deri në nëntor. 21-vjeçari shfaqej te Vllaznia në fundin e vitit të kaluar, por dhe pse stërvitej nuk pati akord mes palëve.
Zefi ishte për herë të fundit pjesë e Romës ku luajti me moshat. I lindur në Dublin, deri tani nuk regjistron asnjë paraqitje me një ekip profesionist. Pra ka luajtur vetëm me moshat ku përmenden Shamrok Rovers, Interi dhe Roma.
Asnjë paraqitje në vitin 2026. Zefi mund të përfshihet në listë që në sfidën e radhës, ndaj Bohemians më 29 maj.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













