U largua nga Partizani dhe i shënoi Tiranës, mbrojtësi: Kërkojmë vetëm maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 12:45

U largua nga Partizani dhe i shënoi Tiranës, mbrojtësi: Kërkojmë vetëm maksimumin

Vora udhëton drejt Durrësit për sfidën ndaj Teutës me një objektiv të qartë, tri pikët. Edhe pse ekipi ka disa mungesa, trajneri dhe stafi kanë alternativa për të arritur suksesin në këtë takim. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Henri Zuna, autori i golit historik kundër Tiranës, ka folur për transferimin e tij te skuadra vorake dhe pritshmëritë për ndeshjen e radhës. 22- vjeçari është zyrtarisht futbollist i Vorës dhe ka firmosur këtë sezon, duke u bërë lojtar i ri në përbërje. Ai ka luajtur më parë te Partizani dhe sezonin e fundit te Kastrioti.

ZUNA

Pse u larguat nga Partizani për të firmosur te Vora? Vendimi për t’u larguar nga Partizani erdhi sepse kërkoja më shumë hapësira dhe minuta loje për t’u zhvilluar si futbollist. Te Vora pashë një projekt ku besuan tek unë dhe ku mund të jap kontributin tim në fushë. Për mua ishte e rëndësishme të bëja një hap që më ndihmon të rritem profesionalisht dhe të tregoj vlerat e mia.

I shënuat Tiranës, po pse jo te Partizani? Sigurisht që goli ndaj Tiranës ishte një moment i veçantë, por ndaj Partizanit emocionet janë të tjera, sepse aty kam kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Çfarë synon Vora në këtë ndeshje? Sigurisht që ne si ekip në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin e pikëve, kështu që nuk bën përjashtim as ky takim në Durrës. Edhe pse kemi mungesa, do të bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët në fushën e Teutës.

Screenshot 2025-09-14 124315

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL