U grumbullua nga Edi Reja në Serinë A, Tirana federon lojtarin që në vitin 2024 vlente 1.3 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2026 | 21:53

U grumbullua nga Edi Reja në Serinë A, Tirana federon lojtarin që në vitin 2024 vlente 1.3 milionë euro

Nuk ka më dyshime, Anton Kresiç, do të jetë pjesë e Tiranës. Mbrojtësi 29-vjeçar, i huazuar nga rumunët e Kluzhit, është federuar nga bardheblutë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu, duke filluar nga dueli i radhës ndaj Flamurtarit.

e98a9ddc-9c0f-4ac5-95a6-ccdfe9485493

Kroati është një produk i akademisë të Atalantës, teksa interesant është fakti se ai ka qenë i grumbulluar me ekipin e parë të Atalanës, gjatë kohës që zikaltrit drejtoheshin nga Edi Reja, por pa mundur të debutonte.

Kresiç luan si qendërmbrojtës, ndërkohë që në vitin 2024, kartoni i tij vlerësohej plot 1.3 milionë euro. Falë eksperiencës së tij në futbollit, italian, kroat si dhe atij rumun, 29-vjeçari pritet të sjellë stabilitetin e munguar në mbrojtjen e Tiranës.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL