U dha kryeqytetasve titullin kampion, Tirana emëron drejtorin e ri sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 22:28

U dha kryeqytetasve titullin kampion, Tirana emëron drejtorin e ri sportiv

Klubi i Tiranës më në fund ka vendosur edhe drejtorin e ri sportiv, për vendin e mbetur vakant që nga largimi i Agim Ibraimit. Bardheblutë kanë afruar një emër ekspert për këtë rol, ndonëse bëhet fjalë për eksperiencën e parë në vendin tonë.

fdgdgffddfggdfgdf

Kryeqytetasit tashmë kanë në këtë post Omer Bunjakun, një drejtues sportiv i cili ka bërë emër jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai ishte një nga arkitektët e suksesit të Shkupit, që mori titullin kampion në vitin 2022 duke shkuar deri në play-off të Ligës së Konferencës.

Më pas, Bunjaku ishte në të njëjtin rol te Ballkani që nga vera e vitit 2023, duke qenë edhe aty protagonist i një tjetër titulli kampion nën drejtimin e Ilir Dajës. Pasi mbylli kontratën me klubin kosovar, ai ishte në kërkim të një aventure të re në karrierë, që tashmë do të vijojë te bardheblutë e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL