U aksidentua me biçikletë, futbollisti i Dinamos… mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2026 | 20:23

U aksidentua me biçikletë, futbollisti i Dinamos… mbyll sezonin

Dinamo po kalon një moment të vështirë në Superiore dhe humbja nadj Teutës në fundjavën e shkuar, veç sa ka ngarkuar edhe më shumë psikologjikisht klubin dinamovit. Sakaq, një situatë tjetër e pazakontë vjen jashtë fushe, pasi portieri i dytë Edmir Sali po përballet me një situatë të vështirë në karrierë, pasi “Panorama Sport” mëson se u aksidentua me biçikletë.

sali

Portieri i Dinamos është rrëzuar dhe ka dëmtuar shpatullën dhe rrezikon të mbyllë sezonin, nëse do i nënshtrohet ndërhyrjes. Dëmtimi i tij natyrisht që sjell probleme për klubin megjithëse Aldo Teqja këtë sezon ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka luajtur të gjitha ndeshjet, ndërkohë që Sali ende nuk ka marrë asnjë minutë me Dinamon. Në sfidën e fundit ndaj Teutës, i vetmi portier në stol ishte Tomas Kiri. 21-vjeçari do të qëndrojë si alternativë për ekipin e Ilir Dajës gjatë kësaj kohe, teksa stafi shpresojnë që të mos ketë probleme për Teqjen në vijim.

PANORAMASPORT.AL