Tronditje e madhe për klubin e Superiores, sulmuesi i nënshtrohet operacionit në Finlandë dhe pritet të kthehet në maj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2025 | 17:49

Tronditje e madhe për klubin e Superiores, sulmuesi i nënshtrohet operacionit në Finlandë dhe pritet të kthehet në maj

Bernard Karrica është tronditja e madhe që Vora ka pësuar së fundmi. Sulmuesi iu nështrua operacionit në muskujt hamstring siç klubi tregon, ndërsa pritet të mungojë për pesë muaj.

Screenshot 2025-11-13 174926

Ndeshja e fundit që Karrica luajti ishte ndaj Bylisit. Në përballjen ndaj rivalëve për mbijetesë madje shënoi, ndërsa sfida u humb me rezultatin 2-1.

Njoftimi i Vorës:

“Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj.

Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit.

Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë!”

PANORAMASPORT.AL