Postuar: Mars 4, 2025 | 23:22
Tri rikthime të rëndësishme te Vllaznia, mungon vetëm Kahrimanoviç
Vllaznia ka rinisur me stërvitjet e zakonshme ditën e hënë. Ekipi i drejtuar nga Brdariç ka startuar me përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kuqeblutë janë në garë për të dy trofetë sezonal deri më tani. Po ashtu edhe grupi i futbollistëve po kompletohet në 100% për Brdariç. Me skuadrën së fundmi janë bashkuar edhe Qarri e Spahija, teksa këto ditë pritet edhe rikthimi i Repajt. Tre futbollistët pritet të marrin dalëngadalë ritmin e zakonshëm për të qenë të gatshëm në ndeshjet e radhës. I vetmi që vijon të mungojë është Amir Kahrimanoviç.
PANORAMASPORT.AL













