Tre adoleshentë bëjnë me “krahë” Ilirinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2012 | 13:30

Tre adoleshentë bëjnë me “krahë” Ilirinë

Gjatë fazës së parë të kampionatit tek Iliria e Fushë-Krujës, krahas lojtarëve me përvojë, ra në sy edhe paraqitja mjaft e mirë e tre 18-vjeçarëve. Mesfushori Mikelanxhelo Bardhi, i cili është aktivizuar pothuaj në të gjitha takimet, ka treguar ngritje nga ndeshja në ndeshje. Ai ka shërbyer në të shumtën e rasteve për sulmuesit. Mesfushori tjetër është Hasan Basha. Ky i fundit është aktivizuar në shumicën e rasteve si zëvendësues, por loja dhe performanca e tij kanë ndikuar mjaft te rezultatet. Ai ka fituar simpatinë e tifozerisë vendëse. I treti është Ermal Vathi, një futbollist i shpejtë që luan në të majtë të sulmit.
Shkëlqim Hasani