Transferimi i Çelhakës te Legia e Varshavës, Tirana del me njoftim zyrtar: Një tjetër provë se…
Jurgen Çelhaka do të vijojë karrierën në Poloni, te Legia e Varshavës, ashtu siç njoftoi “Panorama Sport”, disa ditë më parë. Mesfushori 21-vjeçar, do t’i bashkohet talentit Ernest Muçi, te skuadra prestigjioze polake, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Tiranës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

25 herë kampionët e Shqipërisë, kanë falënderuar Çelhakën për kontributin e madh si dhe i ka uruar suksese talentit të dalë nga akademia bardheblu, në këtë rrugëtim të ri.
NJOFTIM I TIRANËS:
Jurgen Çelhaka udhëton drejt Polonisë!
Një tjetër talent i bardhebluve ka kapur vëmendjen e ekipeve të huaja. Legia e Warsavë-ës ka piketuar prej kohësh mesfushorin dhe tashmë klubet kanë arritur dakordësinë mes tyre. 21- vjeçari i është bashkuar shokut të skuadrës Ernest Muçi i transferuar një vit më parë në të njëjtin ekip. Çelhaka është një ndër kampionët bardheblu i cili ka qënë prej dy vitesh titullar. I riu është një tjetër provë se Akademia e Futbollit Tirana po funksionon në mënyrë perfekte dhe është një miniere talentesh. Faleminderit Jurgen për kontributin e madh që i ke dhënë skuadrës bardheblu por edhe Kombëtares tonë kuqezi. Ekipi yt i zemrës të uron suksese në rrugëtimin tënd të ri.
PANORAMASPORT.AL













