Tragjedi, futbolli në zi! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpulit, 28-vjeçari Diogo Jota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2025 | 10:23

Tragjedi, futbolli në zi! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpulit, 28-vjeçari Diogo Jota

Sulmuesi i Liverpulit, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident me makinë, sipas një raporti në gazetën spanjolle Marca.

skysports-diogo-jota-liverpool_6653879

Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës. Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.marca

PANORAMASPORT.AL