Tirana rikthehet nesër në fushë, zyrtarizohet miqësorja në shtëpinë e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2025 | 17:52

Tirana rikthehet nesër në fushë, zyrtarizohet miqësorja në shtëpinë e bardhebluve

Tirana dhe Kukësi do të përballen nesër në një takim miqësor. Sfida do të nisë në orën 17:30 te Kompleksi “Skënder Halili”.

tirana

Kukësi ka njoftuar zhvillimin e ndeshjes me Tiranën ku hyrja do të jetë falas. Verilindorët do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë përgjatë sezonit të ardhshëm.

Tirana në anën tjetër mbeti në Superiore, pasi mposhti Pogradecin në finalen e “play-out”. Sezoni për të dyja skuadrat ka mbaruar prej ditësh, dhe deri në ndeshjen e parë zyrtare do të jetë një pushim i gjatë.

bandicam 2025-05-13 17-51-06-637

PANORAMASPORT.AL