Tirana me 5 sulmues, Shkëmbi bën planin anti-Elbasani
Tirana ka mbyllur dje përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Elbasanit. Skuadra është pothuajse e plotë, veç mungesave që ka prej dëmtimeve.
Dihet tashmë që Meta dhe Ismajli janë në “bokse”, ndërsa skuadra do të ketë një forcë më shumë Verën dhe Haxhiun, njëri i ardhur nga pezullimi dhe tjetri nga dëmtimi. Trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë disa ndryshime gjatë javës për të gjetur formacionin “tip”. Gjithsesi, skuadra nuk është se do të ndryshojë shumë nga loja kundër Bylisit. Korçari ka pasur në mendje dy module, atë me 3 dhe me katër mbrojtës. Me shumë mundësi, skuadra do të luajë me një 3-4-3, ku në 11-she kthehet argjentinasi Vera.
RRESHTIMI – Në portë do të jetë i zakonshmi Selmani. Ndjekur më pas nga treshja Mici, Kola dhe Dembele. Në mesfushë dy krahët janë të Verës dhe Përgjonit, ndërsa në mes Rafael dhe Soler. Sulmi është tresh me Ernest, Zharmuni dhe Ndreca, por nuk është çudi që titullar ta nisë Haxhiu apo edhe Prengaj. Shkëmbi këtë herë do të ketë një grup të kompletuar.
PANORAMASPORT.AL













