Teuta në krizë, zyrtarizon ish-sulmuesin e Kombëtares U-21 që De Zerbi e grumbulloi me ekipin e Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 18:30

Teuta në krizë, zyrtarizon ish-sulmuesin e Kombëtares U-21 që De Zerbi e grumbulloi me ekipin e Seria A

Aristidi Kolaj është zyrtarisht lojtar i Teutës. 26-vjeçari është prezantuar sot nga klubi durrsak.  

Screenshot 2026-01-22 183028

Teuta po kalon një krizë në Superiore. Fitorja mungon prej shtatë ndeshjesh, ndërsa klubi ka lëvizur për t’u përforcuar në sulm.

Kolaj e ka eksperiencën e parë jashtë Italisë. Ish-lojtari i Kombëtares U-21 ka provuar të jetë edhe në stol me ekipin e parë të Sasuolos në vitin 2019, kur e mori pikërisht De Zerbi.

Njoftimi i Teutës:

“KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili nga sot do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Kolaj, 26 vjeç, aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe mesfushorit ofensiv (numër 10). Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Gjatë eksperiencës së tij me Renaten, futbollisti ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare, duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime.

Në karrierën e tij, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e klubeve Como U19, Sassuolo, Crotone dhe Pescara, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin italian. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U21.

KF Teuta i uron mirëseardhjen Aristid Kolajt dhe i dëshiron suksese me fanellën blu”.

PANORAMASPORT.AL