Tetova para Tiranës: Jemi gati, objektivi është fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2025 | 10:13

Tetova para Tiranës: Jemi gati, objektivi është fitorja

Para sfidës së rëndësishme kundër Tiranës, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka ndarë vlerësimet dhe pritshmëritë e tij mbi gjendjen e skuadrës dhe objektivat që i presin.TETOVAPavarësisht kushteve të vështira atmosferike gjatë javës, skuadra ka arritur të përgatitet me seriozitet dhe është gati për këtë përballje. Tekniku Tetova thekson se Tirana, pavarësisht pozicionit momental në renditje, mbetet një kundërshtar që kërkon respekt maksimal. Për këtë arsye, Egnatia duhet të paraqitet e përqendruar dhe e kujdesshme, duke shfrytëzuar çdo moment të lojës. Duke folur për objektivat, Tetova është i qartë: si në çdo sfidë tjetër, edhe ndaj Tiranës synimi mbetet marrja e tre pikëve. Ai vlerëson gjithashtu progresin e skuadrës javë pas jave, duke theksuar se ritmi është në rritje, por ende ka punë për të bërë për të arritur nivelin e dëshiruar.

Si është gjendja e skuadrës para ndeshjes?

Kemi kaluar një javë pak të vështirë për shkak të motit të keq, por gjithsesi jemi gati për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët janë gati, është rikthyer edhe Buriç nga dëmtimi, përveç Xheferson që vazhdon dëmtimin që prej ndeshjes me Vorën.

Si e vlerësoni ekipin e Tiranës nga emri dhe vendi që mbajnë në klasifikim?

Tirana duhet vlerësuat për emrin dhe skuadrën që ka dhe vendi që ka nuk e meriton, sepse ata janë ekipi më i titulluar. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm.

Çfarë objektivi keni në këtë ndeshje?

Si në çdo ndeshje që e kemi parë hap pas hapi, edhe në këtë përballje do të luajmë për tri pikët.

Si paraqitet mbrojtja para kësaj ndeshjeje?

Kemi qenë në nivel të mirë të gjithë si skuadër, por gjithsesi jemi të marrim shkas nga ndeshja e fundit. Sa i përket mbrojtjes, mendoj se kanë qenë të gjithë mirë. Po të jemi të gjithë mirë, të zbatojmë detyrat sidomos në momentin kur mbrojmë topin të jemi të gjithë në mbrojtje të kuadratit, çdo gjë do shkojë mirë.

Mendoni se po ngrihet performanca e Egnatias?

Javë pas jave mendoj që po tregojmë se kemi ritmin e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL