Tetova e ka me gjykimin: I thashë operatorit mos e lëviz kamerën, se bie ndonjë lojtar i Vllaznisë dhe jep Xhaja goditje dënimi
Edlir Tetova është i kënaqur me barazimin ndaj Vllaznisë, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në këtë duel, me një gol barazimi që erdhi në fund me një skemë të veçantë nga ana e Egnatias.

“Jam i pakënaqur me gjykimin. Ndërhyrja e Gurishtës ndaj Jahaja është penallti. Janë 5 arbitra që duhet të shohin. Koha për ju si televizion (RTSH) është koha që të bëni “stop”, të denonconi. Në një moment i thashë operatorit tuaj, mos e lëviz kamerën, se bie ndonjë lojtar i Vllaznisë dhe jep Xhaja goditje dënimi.
Goli? Sigurisht është e përgatitur në stërvitje, pasi këto ndeshje fitohen me detaje. Kështu që mendoj se e kishim punuar shumë mirë dhe mendoj që çunat e ekzekutuan perfekt.
Sa i përket lojës, kishte ritëm, ishte lojë e nivelit shumë të lartë. Mendoj që dy ekipet rrezikuan, ishim afër si në pjesën e parë, edhe të dytën, mendoj më afër golit. Pësuam gol në tranzicion, e dinim që Vllaznia nuk do vinte deri në fund se vinte nga një rezultat negativ. Por si shkoi loja, e pranoj rezultatin.
Pikërisht për këtë donim të nxirrnim Gurishtën nga pozicioni. Nëse mbani mend momentin e Grudës kur doli vetëm me portierin, ajo ishte forma e rrugëdaljes. Merita edhe e sulmuesve të Vllaznisë që nuk lanë shumë mundësi, ushtruan presing. Në pjesën e dytë punuam të nxirrnim Dajsinanin në rolin e qendërmbrojtësit por pas kartonit të kuq, ekuilibrat u prishën.
Mendoj se Fernando sot dhe Selmani kishin radhën e rotacionit për të qëndruar në stol. Ekipi im luan njëlloj, nuk ka ndryshime. Javën tjetër? Të shohim, se kemi mungesa”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT. AL













