Postuar: Prill 24, 2026 | 20:31
Te Tirana ishte bomberi i skuadrës, sulmuesi “zhduket” plotësisht dhe largimi bëhet çështje kohe
Ualid Zharmuni është zhdukur plotësisht pas largimit nga Tirana. Hasania e transferoi në Marok me shumë bujë, por këtë sezon regjistron vetëm dy paraqitje si zëvendësues.

Zharmuni nuk është pjesë e skuadrës që nga fundi i janarit. Ndarja me klubin maroken duket e pashmangshme, edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2028.
25-vjeçari ishte golashënuesi kryesor i Tiranës në edicionin e kaluar. Me bardheblutë shënoi 13 gola gjatë kampionatit, ndërsa asistoi edhe dy të tjerë.
PANORAMASPORT.AL













