Te Partizani e presin si alternativën e parë, trajneri Zoran Zekiç e mbyll në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 23:05

Te Partizani e presin si alternativën e parë, trajneri Zoran Zekiç e mbyll në Kroaci

Te Partizani po presin me shpresën që do të arrijnë akordin me Zoran Zekiç. Kanë kaluar 25 ditë që të kuqtë janë pa trajner, më saktë qëkur Oltijon Kërnaja u largua.

zekic

Zekiç ndërkohë është përfolur edhe te Sarajevo. Nga dje ka përfunduar zyrtarisht edhe angazhimi i tij si eskpert në studio për futbollin kroat.

Në intervistën e tij të fundit është shprehur se po bëhet gati të komentojë Botërorin. Aty ku Kroacia është pjesë.

Interesante do të jetë nëse Partizani e bind për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të lënë pas planet për Botërorin. Kështu kjo javë mund të jetë vendimtare.

Fakt është drejtuesit e Partizanit kanë punuar gjatë kësaj kohe për të ardhmen e disa lojtarëve. David Atanaskoski ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërsa për Albion Markun dhe Marçelino Prekën janë aktivizuar opsionet e rinovimit. Si Preka dhe Marku duhet të qëndrojnë jashtë edhe për disa kohë për shkak dëmtimi.

Vusal Isgandarli dhe Amos Nondi ndërkohë janë larguar. Zhvillime të tjera priten në vazhdim.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL