“Të luftojmë që të mos shkojmë në play-off”, Bellaj i ka idetë e qarta për Vorën: Nga frika nuk rrezikova sepse më parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2026 | 21:52

“Të luftojmë që të mos shkojmë në play-off”, Bellaj i ka idetë e qarta për Vorën: Nga frika nuk rrezikova sepse më parë…

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, ka qenë shumë i lumtur që skuadra e tij ia doli të merrte një barazim ndaj Flamurtarit, në një sfidë të rëndësishme jashtë fushës.

bandicam 2026-04-11 21-16-51-195

“Është një pikë me vlerë pasi javët janë të pakta dhe ne duhet të llogaritim çdo pikë në ndeshjet që na ngelen. Pikët, si barazimi, si fitorja, janë të mirëpritura. Të luftojmë çdo ndeshje që të jemi ne ata që të mos shkojmë në playoff. I kemi mundësitë, e kemi treguar, do ta tregojmë edhe në ndeshjen e radhës. Dua të përgëzoj çunat për shpirtin që dhanë, Flamurtari në pjesën e dytë rrezikoi, luajti direkt me top atë gjatë me artilerinë e rëndë.

Nga momenti që bënë ndërrime, kaluam në mbrojtje me 5 se në luftën në ajër janë të fortë. Kalova Kasallën si mesfushor qendre me Kasharin, Daka ishte i freskët për të bërë presing në krahë që të mos lejonim krosime. Deri diku ia dolëm, i kishim mundësitë. Kur kundërshtari të vë në presion është më mirë të mos humbasësh atë që ke se sa të rrezikosh e humbasësh gjithçka.

Udhëzimet të Barjamaj ishte të shkonte më majtas, kur merrte topin Kasalla të kishte ku ta kalonte topin. Ata i dinin aftësitë e Kasallës dhe e bllokonin. Doli loja nga e djathta pasi markonin fort Kasallën, e dublonin gjithmonë dhe vetvetiu u krijua loja djathtas. Ne më shumë luajmë me Kasallën e në kundërsulm me Bardhin. Edhe në pjesën e dytë nuk luajtëm shumë. Kasalla më shumë dha kur luajti si 8. Ai cilësitë i ka, por si e vura si 6 me Kasharin, nuk prisja të luftonte, por ka cilësitë e jep shpirtin për ekipin dhe na ndihmoi në fazën mbrojtëse.

Gjithmonë kur del Kasalla, ose nga krahu tjetër, kemi futbollistë që shkojnë në zonë. Atë që bëri Bardhi në të dytën, ishim vetëm me Felipen, se kishim atë sistem ku lojtarët e tjerë të mesfushës nuk janë si Barjamaj e Kasalla që janë nga zona në zonë. Por detyrë kishim të mos hapnim qendrën se e dimë që kanë dy lojtarë dinamikë, e pamë shumë mirë, njëri na shënoi golin e parë. Mendova më shumë të mos lija qendrën, se 2-3 herë që dilnin në të majtën, na krijuan raste që mund të shënonte Flamurtari. Edhe kur e bëra me 5 i dhashë detyra që të mos rrezikoja shumë e të mbanim atë që kishim e pika ishte shumë e çmuar.

Nga frika nuk rrezikova shumë se barazimin e kishim dhe e shihnim nga Flamurtari që na vinte më shumë afër ai se sa i shkonim ne. Shkonim me Bardhin, por i dhashë detyra Dakës që të mos linte mbrojtësin e majtë. Që të dy krahët ishin të shpejtë, ndaj duhej të sulmonin në krahë, Bardhin e Dakën nuk i futa në qendër. Trajneri duhet të zgjedhë një mënyrë loje që gjithmonë të dalë pozitiv, një pikë ose tre. Kishim në dorë këtë ndeshje, kemi pasur edhe të tjera, kemi rrezikuar për të dytin e kemi humbur ndeshjen. Sot zgjodha që të luanim në kundërsulm”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL