Surprizë e madhe që i buzëqesh Egnatias, Liga e Kampioneve i jep një mundësi të artë kampionëve të Shqipërisë
Milsami ka surprizuar Sherif Tiraspolin në Moldavi. Me barazimin sot është Milsami që shpallet kampion dhe një rezultat i tillë i buzëqesh Egnatias.

Kjo pasi Sherif Tiraspol do të ishte te vazo e favoritëve në kualifikueset e Champions. Për shkak të koeficientit të ulët, Milsami renditet te jofavoritët bashkë me Egnatian.
Vendin e Sherif Tiraspol e merr Buduçnost, sigurisht një kundërshtar më i përballueshëm në rast se shorti i vendos përballë. Kampionët e Malit të Zi ndërkohë kanë po ashtu probleme dhe mund të zëvendësohen nga Sutjeska. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.
Egnatia di tashmë thuajse të gjithë kundërshtarët e saj. Vetëm kampioni i Bosnjës dhe Hercegovinës mbetet t’u konfirmuar, megjithatë Zrinjski po shkon në rrugën drejt rikthimit të titullit.
NDARJA E VAZOVE, NË TË MAJTA FAVORITËT DHE NGA E DJATHTA JO FAVORITËT

PANORAMASPORT.AL













