Superiorja “ndez motorët”/ Vëmendja në “Arenën e Demave”, shikoni axhendën e katër dueleve të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2026 | 8:26

Superiorja “ndez motorët”/ Vëmendja në “Arenën e Demave”, shikoni axhendën e katër dueleve të ditës së sotme

Superiorja “ndez motorët”, teksa ditën e sotme zhvillohen katër përballje të rëndësishme të javës së 25-të, me vëmendjen kryesore te supersfida mes Partizanit dhe Egnatias.

superiore

Të kuqtë synojnë të triumfojnënë shtëpi për t’i rrëmbyer vendin e katërt Dinamos, ndërsa rrogozhinasit janë vënë në ndjekjë të kryesuesve të Vllaznisë. Në orën 13:30 hap siparin dueli mes Vorës dhe Dinamos, që duket tepër delikat. Ndërkohë në orën 16:30, luhet supersfida Partizani-Egnatia, si dhe dueli Elbasani-Bylisi. Java mbyllet në mbrëmje me sfidën mes Teutës dhe Flamurtarit në orën 19:30.

SOT

VORA – DINAMO 13:30

PARTIZANI – EGNATIA 16:30

ELBASANI – BYLIS 16:30

TEUTA – FLAMURTARI 19:30

PANORAMASPORT.AL