Stërvitje deri në fund të majit te Tirana, ikën Zharmuni nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2025 | 18:51

Stërvitje deri në fund të majit te Tirana, ikën Zharmuni nga bardheblutë

irana ka nisur dje stërvitjen për të qenë në tonus deri në fund të kampionatit. Bardheblutë dje pasdite u paraqitën në “Skënder Halili” për të punuar sërish, por me grupin nuk ishin disa nga lojtarët.

tirana

Bëhet fjalë për Luçiano Verën, Aldi Gjumsin dhe Eraldo Smaçin. Të tre janë të dëmtuar dhe kanë punuar veçmas. Nga ana tjetër, veç këtyre dy lojtarëve, me grupin nuk ishte as Ualid Zharmuni, i cili është në Francë për të kontrolluar sytë.

Grupit të lojtarëve i shtohen edhe të dëmtuarit e tjerë. Prengaj, Ernest dhe Abah, të cilët e kanë mbyllur kampionatin. Tirana do të stërvitet deri në fund të muajit, pasi sezoni i ri futbollistik nis më 23 gusht dhe pushimi do të jetë shumë i gjatë.

PANORAMASPORT.AL