Statistikat turpërojnë verdheblutë, por Elbasani-Dinamo premton emocione sot
Dinamo luan të dielën ndeshjen e javës së tretë të Superiores ndaj Elbasanit në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa këtë takim, “nëndetësja” do të jetë me petkun e udhëtuesit. Që nga ngjitja e AF Elbasanit në Superiore, dy skuadrat janë përballur 4 herë mes tyre, teksa kjo është përballja e pestë.

Skuadra e Dajës, e ka treguar në këto përballje direkte se e di shumë mirë si mund të fitohet, madje duke marrë edhe rezultate tenistike. Takimi i parë mes Dinamos dhe AF Elbasanit, ishte në 1 shtatorin e 2024, rreth një vit më parë, ndeshje në të cilën Dinamo arrinte të fitonte 2-1. Më pas, Dinamo ka marrë një fitore tenistike 0-5, teksa 3-1 e ka mundur në ndeshjen e tretë mes tyre. Ndeshja e fundit mes dy skuadrave ka përfunduar në barazim 1-1.
Mes dy skuadrave, kjo do të jetë ndeshja e pestë me Dinamon që vjen si favorite, duke marrë parasysh edhe formën që po kalon si edhe paraqitjet në ndeshjet e fundit. Aktualisht, Elbasani numëron 4 pikë pas 2 ndeshjeve, teksa Dinamo ka 3 pikë, por një ndeshjentë zhvilluar pasi në datën 17, Dinamo luan ndaj Teutës në “Niko Dovana”.
PANORAMASPORT.AL













