Statistikat/ Bardheblutë janë përpara në ndeshje, por në katër të fundit dominon… Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2025 | 11:49

Statistikat/ Bardheblutë janë përpara në ndeshje, por në katër të fundit dominon… Egnatia

Egnatia është bërë “makthi” i bardhebluve, në 4 ndeshjet e fundit: 3 fitore Egnatia, 1 barazim. Golaverazh i përgjithshëm: 8 – 2 në favor të Egnatias.egnatia-tiranaRivaliteti mes Egnatias dhe Tiranës ka kaluar disa faza qarta, duke u shndërruar nga një duel i njëanshëm në një përballje ku tashmë rrogozhinasit kanë marrë rolin e skuadrës dominuese. Të dhënat e dueleve direkte nga viti 2004 deri në vitin 2025 tregojnë një histori të gjatë, me kthesa të forta dhe rezultate që kanë bërë jehonë në futbollin shqiptar. Pjesa e parë e këtij rivaliteti i përket plotësisht 26 herë kampionëve të Shqipërisë.

Nga viti 2004 deri në vitin 2021, KF Tirana kontrolloi pothuajse çdo përballje, duke fituar ndeshje me rezultate të pastra si 3–1, 2–0, 3–0 apo 2–0. Në këtë periudhë, bardheblutë ishin shumë të fortë fizikisht, taktikisht dhe me një cilësi të theksuar individuale, çka reflektohej edhe në golaverazhin dominues kundër Egnatias.

Nga 2021 e në vazhdim, përballjet filluan të bëheshin më të balancuara. Barazime si 1–1, 2–2, dhe fitore sporadike të Egnatias krijuan përshtypjen se skuadra rrogozhinase po rritej gradualisht, por ende pa marrë kontrollin e plotë të duelit. Megjithatë, ishin pikërisht këto ndeshje të ekuilibruara që paralajmëruan transformimin e madh që do të vinte në sezonet pasuese.

Nga fundi i vitit 2023 e deri më sot, Egnatia është shndërruar në një “makth” të vërtetë për Tiranën. Në 9 ndeshjet më të fundit, rrogozhinasit kanë 6 fitore, vetëm 2 humbje dhe një barazim.

Përballjet e kohëve të fundit flasin qartë për superioritetin e tyre. Fitore 4–0 në “Air Albania” (janar 2025), fitore 2–0 në Rrogozhinë (shtator 2025), fitore 1–0 në nëntor 2024, fitore 3–2 në Tiranë (tetor 2023), fitore 1–0 në finalen e Kupës (qershor 2023).F

PANORAMASPORT.AL