Starton e Treta, Rubiku dhe Valbona e nisin me fitore
GRAMSHI B – RUBIKU 0-4
GOLAT: Pepkolaj 16′ 78′, Gjoka 66′, Nikollaj 68′
GRAMSHI B: Zuna (Sadiku 46′), Dermyshi, Shkëmbi, Durda (Zaimi 62′), Qose, Jança, Bengu, Lila, Pinami (Toçilla 46′), Nishku, Taçe. Trajner: E.Hida
RUBIKU: Dedgjonaj, B.Pepkolaj (E. Marku 79′), A.Marku, Perleshi, Biba (M.Pepkolaj 65′), Frroku, Ndoj, Nikollaj, Jaku, Gjoka (Kola 85′), Gjergji. Trajner: P.Gjergji
GJYQTARË: S.Bebja, F.Shkëmbi, I.Cani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Qose 10′ / Nikollaj 81′
FUSHËMBRETI – VALBONA 2-3
GOLAT: Zenuni 3′, Selmani 56′ / Hyka 58′, Pilati 65′, Biba 87′
Fushëmbreti: Aspatia, Mezini, Puka, Basha, Ozuni, Kasa (Bolto 69′), Zenuni, Xhina, Tola (Selmani 46′), Çarçani (Kullolli 46′), Xhepa. Trajner: R.Jakupi
VALBONA: Qose, Kërnaja, Breçani (Lloji 46′), Çota, Bejleri (Gjeloshi 46′), Fekollari, Reçi, Vatoci (Ibrahimi 46′), Hyka, Pilati, Biba. Trajner: S.Koka
GJYQTARË: A.Stolaj, Xh.Mani, J.Gjata (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Ozuni 69′ / Biba 21′
Ka startuar dje kampionati i Kategorisë së Tretë, ku janë luajtur dy ndeshje të Grupit B, Fushëmbreti-Valbona dhe Gramshi B – Rubiku, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë. Në çeljen e këtij kampionati ishte prezent vetë përgjegjësi i kësaj kategorie pranë FSHF-së, Z.Millan Baçi, që u uroi ekipeve start të mbarë. Sipas kreut të së Tretës, për shkak të ndeshjeve të shumta që kanë këta dy grupe (11 gjithsej) dhe ambienteve të pakta, ndeshjet do të luhen në 4 ditë të javës nga dy ose dhe tri ndeshje në ditë. Kështu dje u luajtën dy takimet e para që pasohen nga dy të tjera sot dhe kështu deri të premten. Ndeshjet – Në takimin hapës midis debutuesve të Fushëmbretit dhe të Valbonës, emocionet kanë të shumta deri në fund të takimit. E nis me dy gola në epërsi skuadra e Fushëmbretit, por në fund fiton skuadra më me përvojë, ajo e Valbonës. Është Zenuni, ai që ka shënuar edhe golin e parë për elbasanasit dhe njëkohësisht dhe të parin e kampionatit të së Tretës. Fraksioni i dytë nis përsëri me gol, për skuadrën e Jakupit, me anë të Selmanit. Pas këtij momenti, Valbona merr frenat e lojës në dorë. I sapofuturi Hyka ka shënuar golin e parë për Valbonën. Fushëmbreti fiton një 11-metërsh, por shpërdoron Selmani. Kundërsulmojnë tropojanët dhe Pilati barazon shifrat. Në fund Biba trefishon rezultatin. Në takimin e dytë, Rubiku ka treguar superioritetin e tij ndaj ekipit B të Gramshit. Ata kanë shënuar një “poker” pa shumë sforcim. Ka qenë Pepkolaj në minutën e 16-të ai që ka shënuar golin e parë. Fraksioni i dytë ka sjellë edhe tre gola të tjerë, me anë të Gjokës, Nikollajt dhe po Pepkolajt, që shënon golin e dytë personal. Kështu Rubiku me këtë fitore shpalos edhe pretendimet e tij.
A.Dushku













