ADUO ndez debatet në Formula 1, Red Bull kundër vendimit të FIA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 21:54

ADUO ndez debatet në Formula 1, Red Bull kundër vendimit të FIA-s

Atmosfera para Çmimit të Madh të Barcelonës është tensionuar nga zërat rreth sistemit të diskutueshëm ADUO (Additional Development and Upgrade Opportunities), mekanizmi i balancimit të njësive të fuqisë i konceptuar nga FIA për të shmangur krijimin e një avantazhi të tepërt nga një prodhues i vetëm. Në mënyrë surprizuese, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka vlerësuar se njësia e fuqisë me markën Ford, e zhvilluar nga Red Bull, është më performuesja ndër pesë njësitë aktuale të kampionatit.

Screenshot 2026-06-11 215425

Konkurrentët e saj janë Mercedesi, Ferrari, Audi dhe Honda. Vendimi i FIA-s ka shkaktuar reagime të ashpra në kampin e Red Bullit, duke nisur nga drejtuesi i ekipit, Laurent Mekies. Por si shpjegohet ky vlerësim i FIA-s, kur deri tani kampionati është dominuar qartë nga Mercedesi dhe pilotët e saj? Sipas të gjitha gjasave, federata ka marrë në konsideratë vetëm komponentin termik të njësisë së fuqisë dhe jo paketën e plotë, e cila këtë sezon përbëhet në mënyrë të barabartë nga pjesa termike dhe ajo elektrike.

Sipas këtij mekanizmi, rivalët e Maks Vershtapenit dhe Isak Haxharit, të cilët aktualisht renditen vetëm në vendin e shtatë dhe të tetë, si dhe Liam Louson dhe Arvid Lindblad te Racing Bulls, do të mund të përfitojnë nga kuota shtesë zhvillimi gjatë këtij sezoni dhe në vitin 2027, në varësi të diferencës së performancës ndaj njësisë së fuqisë së konsideruar si referencë. Me një hendek të vlerësuar midis 2 dhe 4 për qind, Mercedesi, i cili furnizon gjithashtu MekLarenin, Uilliamsin dhe Alpinen, do të ketë të drejtën e dy pakove evolutive, një të detyrueshme gjatë këtij sezoni dhe një tjetër në vitin 2027.

PANORAMASPORT.AL